Francia Raísa ka pranuar se ajo dhe Selena Gomez, mikja e saj e ngushtë, nuk kanë folur për 6 vite rresht. Ylli i “How I Met Your Father” u tregua e sinqertë në një intervistë për USA Today dhe tregoi se ajo dhe këngëtarja e famshme u pajtuan gjatë verës.
“Për mua është çmenduri që njerëzit janë të investuar në miqësinë tonë. Nuk e mbaj mend se kur ndodhi saktësisht, por më kujtohet që isha në St. Tropez në qershor dhe po flisja për të. Ne nuk kemi folur shumë për 6 vite. Sidomos gjatë vitit të kaluar, nuk kemi kontaktuar fare”, u shpreh Francia, e cila i ka dhuruar edhe veshkën këngëtares në vitin 2017.
Në korrik, Gomez publikoi në Instagram një urim për Francia-n për ditëlindjen e saj të 35-të. Gjatë kësaj periudhe, ato u rilidhën me njëra-tjetrën. “Nuk e di pse universi vendosi për këtë moment. Ajo më kontaktoi dhe tha: “Le të flasim”.
Kështu, ato e kaluan këtë sfidë afatgjatë në raportin e tyre.
Francia, 35 vjeç dhe Selena, 31 vjeç, ndezën thashethemet se kishin shkëputur marrëdhëniet kur Sel u shpreh se mikesha më e afërt e saj në industri është Taylor Swift. Menjëherë njerëzit reaguan duke e quajtur mosmirënjohëse ndaj shoqes që i dhuroi organin e saj. Gjithsesi, Francia theksoi se mes tyre nuk ka pasur sherr. “Kur u rilidhëm sërish, ishim njerëz më të mirë. Ajo dhe unë po e njihnim njëra-tjetrën sërish”.
Pasi Selena u shpreh se Taylor ishte mikesha e saj më e afërt, Francia komentoi “interesante” dhe e hoqi këngëtaren nga Instagram-i. Pas gjithë dramës së krijuar online, vajzat u pajtuan dhe ja ku janë.
Një përplasje e fortë ka ndodhur pasditen e sotme mes Rogertit dhe Stenaldos, ku dyshja e mbylli bisedën mes tyre…
Duket se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, do të vijonë të jenë të tensionuara. Ministri i…
Një video prekëse po bën xhiron e rrjetit në TikTok, duke përlotur mijëra ndjekës me emocionin e fortë që përcjell.…
Pallati Buckingham ka bërë të ditur se është i gatshëm të ndihmojë policinë britanike, nëse kjo e fundit e kërkon,…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë së Hagës për dënime me nga 45 vjet burg për…
Bashkimi Evropian tha se arrestimi i fundit nga Serbia i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është “një shkelje…