Robert Berisha konfirmon se është në një lidhje të re. I ftuar në “Pardon My French” këngëtari ka zbuluar më shumë për karrierën e tij por ka folur edhe për jetën e tij private.
Gjatë bisedës me Jonida Aliçkollin dhe Lei Krajën në lidhje me lajmet që qarkullojnë në mediat online sa të vërteta dhe të pavërteta janë për të, vetë Robert Berisha tregoi për Top Albania Radio se çfarë nuk pëlqen dhe konfirmoi se është në një lidhje.
None found
Robert: Nuk më pëlqejnë fotot nga paparacët në Kosovë. Mund të jem me vajzën e tezes, me një familjar ose me një shoqe edhe kanë dalë shumë foto. Nuk domethënë që i kam të dashura. Ato janë lajmet të këqija. Unë kam vendosur që sapo të lidhem me dikë ta postoj vetë nuk ka nevojë portalet. Nuk kam asgjë për të fshehur. Ne Ujorët nuk kemi qejf të qëndrojmë vetëm.
Jonida: Për momentin ti nuk je vetëm?
Robert: Nuk jam vetëm,
Më pas ai shtoi se:
Jam shumë njeri i dashur dhe jap më shumë dashuri seç duhet nuk e kam problem nëse nuk ma kthejnë. Jam i lidhur me një vajzë 23-vjeçare. Nuk mendoj si Leonardo DiCaprio por ashtu e kisha fatin.
Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…
Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…
Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…
Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin…
Këngëtarja Fifi ka shkaktuar të qeshura me një deklaratë plot humor për partnerin e saj, Adisin, duke folur me shaka…