showbiz

Hygerta Sako rrëfen të vërtetën pse hyri në “Big Brother VIP Kosova”: Oferta ishte joshëse…

Gazetarja e njohur sportive Hygerta Sako, ka folur hapur për herë të parë mbi arsyet që e shtynë të bëhej pjesë e “Big Brother VIP Kosova 4”, duke pranuar se vendimi i saj nuk ishte vetëm për eksperiencë televizive, por edhe për faktorë ekonomikë.

Në një intervistë të fundit, prezantuesja sportive u përball me pyetjen se çfarë i mungonte për të hyrë në një format të tillë.

Të lidhura

None found

Ajo u shpreh se oferta ishte mjaft joshëse dhe nuk mund të refuzohej lehtësisht.

“Oferta ishte joshëse, duhet ta pranoj. Nuk kam qëndruar kot, 102 ditë nuk janë pak”, u shpreh Sako, duke nënvizuar sakrificën e gjatë gjatë qëndrimit në shtëpi.

Megjithatë, ajo theksoi se si një grua në punë dhe kryefamiljare, nuk do të hiqte dorë nga gjithçka vetëm për audiencë apo eksperiencë televizive.

Ajo pranoi se pjesëmarrja në reality show lidhej edhe me anën ekonomike, duke theksuar se ishte një mundësi për të zgjeruar audiencën e saj, veçanërisht në Kosovë, ku nuk kishte të njëjtin nivel njohjeje si në Shqipëri.

“Ka edhe një kosto ekonomike kjo gjë. Audienca ishte arsyeja kryesore, për të marrë atë pjesë që nuk e kisha në Kosovë”, shtoi ajo.

Në përfundim të rrugëtimit të saj në “BBVK 4”, Hygerta u rendit si finalistja e pestë, ndërsa fitues i këtij edicioni u shpall Londrimi.

të fundit

Shembet një godinë trekatëshe në Brooklyn: një viktimë, dy të plagosur rëndë dhe një person i bllokuar

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në Brooklyn…

4 minutes ago

Assembly to convene tomorrow, with interpellation with Arben Vitia and motion on energy on the agenda

Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe nesër më 12 nëntor, seancë plenare duke filluar nga ora 10:00. Në rend…

12 minutes ago

Gunfire in Budva leaves one dead and one injured

Një person u vra dhe një tjetër u plagos nga të shtënat me armë në Budva të Malit të Zi.…

12 minutes ago

NATO summit in Tirana confirmed, Minister Nufi clarifies: Albania has not requested a postponement or virtual format

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar pas artikullit të publikuar nga POLITICO, duke sqaruar deklaratën e tij lidhur me…

12 minutes ago

Barcelona creates a 26,000-place memorial at Camp Nou

Tifozët e Barcelonës do të kenë mundësinë të qëndrojnë pranë klubit të zemrës edhe pasi të ndërrojnë jetë. [...] Read…

12 minutes ago

Ankara responds to Israel after criticism of Erdogan: “We give a voice to the oppressed

Tensionet mes Izraelit dhe Turqisë janë përshkallëzuar sërish pas deklaratave të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me gjendjen e…

13 minutes ago