Stilisti italian Davide Renne, drejtori i ri kreativ i Moschino ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare, thuhet në deklaratë zyrtare të kompanisë mëmë të markës, Aeffe SpA. Caktimi i Renne si drejtori i ri kreativ i shtëpisë së modës u njoftua më 16 Tetor. Ai e mori detyrën më 1 Nëntor dhe ndërroi jetë vetëm 9 ditë më vonë, më 10 Nëntor.
“Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që po përjetojmë në këtë periudhë dramatike”, shkruhet në një deklaratë të kryetarit të Aeffe SpA, Massimo Ferreti. “Davide na u bashkua vetëm pak ditë më parë kur një sëmundje e papritur e mori shumë shpejt prej nesh. Ende s’mund ta besojmë atë që ka ndodhur”.
None found
Koleksioni i parë i Moschino i realizuar nën drejtimin e Renne do të debutonte në Milano në Shkurt 2024. Renne ishte shef i departamentit të veshjeve të grave te Gucci më parë dhe u përzgjodh për të zëvendësuar Jeremy Scott, i cili e kishte udhëhequr shtëpinë e modës për një dekadë.
Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…
Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…
Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…
Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…
Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…