showbiz

Humbi nënën kur ishte 3 vjeç e u rrit me tezen, a e dini se spikerja e njohur është mbesa e Mesila Dodës (FOTO LAJM)

Një ndër figurat e dashura të informacionit në shqipëri, folësja e lajmeve Senada Jaho u rikthye në vëmendje vetëm pak ditë më parë.

Senada ka lënë Shqipërinë për të vazhduar jetën në SHBA, tashmë si nënë e një djali. Ky lajm erdhi i papritur për ndjekësit që nuk e kishin parë moderatoren gjatë shtatzënise.

Por a e dini se spikerja është mbesa e deputetes shqiptare, Mesila Doda?

Spikeria ka humbur nënë e saj në moshën 3 vjeçare dhe ajo ka jetuar me tezen e saj, Mesila Dodën në shtëpinë e gjyshërve. Prandaj edhe raporti i tyre është mjaft i ngushtë siç kanë pranuar vetë ato.

“Me tezen kam marrëdhënie shumë të ngushtë, për shkak se unë jam rritur tek familja e gjyshërve. Mesila ishte ende e pamartuar dhe jetonim të gjithë bashkë për shkak të tragjedisë që unë kam pasur brenda familjes time. Mamaja ime ka vdekur shumë e re ,unë isha shumë e vogël, vetëm 3 vjeç dhe menjëherë vajta tek shtëpia e gjyshërve. Aty u rrita dhe kam marrëdhënie shumë të ngushta me të gjithë. Nuk kam shumë kujtime nga nëna ime. Mbaj mend vetëm fragmente, kur më tregonte përralla, kur rrija shtrirë, doja gjithmonë të rrija pranë saj. Nuk mbaj mend shumë, sepse kam qenë shumë e vogël. Nga njëra anë edhe mirë është kjo gjë, sepse nuk e kam përjetuar aq shumë sa ime motër, që është më e madhe se unë. E kam përjetuar patjetër gjatë rritjes, sepse nëna është nënë dhe të mungon. Edhe tani që sa vjen e rritem, do doja të më shikonte. Ajo është gjithmonë pranë meje”, është shprehur Senada Jaho në një nga intervistat e saj të rralla./albeu.com/

të fundit

Pas kryetarit, depuetetët zgjedhin edhe 3 nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala janë zgjedhur nënkryetarë me vota 101 për, asnjë kundër dhe nëntë abstenime. Dy…

59 seconds ago

Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës në Vlorë

Zjarri në zonën e pyllit të Poros, pranë lagunës së Nartës, vijon për të dytën ditë radhazi. Vatrat janë përhapur…

12 minutes ago

Një “Amerikan” në krye të Kuvendit të Kosovës – Kush është Dimal Basha? (Biografia)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha me 73 vota pro sot (26 gusht)  u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit të…

20 minutes ago

Shtohen aksidentet në Fier, 3 viktima dhe 9 të plagosur rëndë në gusht

Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9…

26 minutes ago

Tragjedi në Angli: Çift ndërron jetë në mësimin e parë të fluturimit me helikopter

Instruktorja e hipizmit Juszyna Czoska, 52 vjeç dhe shoferi i kamionit Wojtek Kowalkowski, 49 vjeç, nga Bloxham, Oxford, humbën jetën…

30 minutes ago

Chiara Ferragni bëhet nostalgjike/ Kujton pushimet e fëmijërisë në Greqi (FOTOT)

Influencerja dhe biznesmenja e njohur italiane Chiara Ferragni ka publikuar disa foto nga pushimet e saj në Kos të Greqisë.…

33 minutes ago