Vetëm pak javë më parë, aktorja e njohur Ana Lika u përball me një humbje të madhe në familjen e saj. Mamaja e aktores ndërroi jetë!
Ditën e djeshme, i ftuar në programin “Pardon My French”, ishte Bjordi Mezini. Bjordi prej kohësh po punon mbi sezonin e dytë të serialit “H.O.T”, pjesë e kastit të së cilit është edhe Ana.
None found
Krahas bashkëpunimit profesional, Bjordi dhe Ana prej muajsh përfliten për një romancë mes tyre, mirëpo asnjëherë, asnjëri nga të dy nuk ka folur publikisht mbi këtë temë.
Pasi foli rreth serialit dhe planeve profesionale, Bjordi nuk kishte si të mos pyetej për Anën. Regjizori tregoi se si po e përjeton Ana humbjen e madhe.
“Dua të them që Ana është një vajzë shumë e fortë. Ajo po kalon një periudhë jo të thjeshtë por na ka befasuar të gjithëve me forcën e saj”, u shpreh ai.
Më tej, përmes batutës, duke dashur të ndryshojnë atmosferën e temës delikate, Bjordi u pyet nëse e ka mbajtur me hatër Anën në skenat e xhirimeve. Ai e mohoi këtë gjë duke u shprehur:
“Unë nuk e mbaj Anën me hatër por e mbaj me këmbë në tokë se të gjithë e përkëdhelin dhe i bëjnë komplimente”, tregoi Bjordi.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur këtë të shtunë nëse do të marrë pjesë në protestën kombëtare të…
Kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas së cilës presidentja e vendit e ktheu në Kuvend Ligjin për Dhomat…
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke i cilësuar protestat…
Këtë të shtunë, kontrolle të shtuara policore janë regjistruar në Rrugën e Arbrit, në kuadër të masave të marra për…
Princi i Uellsit, William, ka zbuluar se gjatë fëmijërisë kishte ëndërruar të bëhej polic, por më vonë kaloi një periudhë…
Këtë të shtunë, kontrolle të shtuara policore janë regjistruar në Rrugën e Arbrit, në kuadër të masave të marra për…