showbiz

“Humba gjysmën time më të mirë, po jetoj në dy dimensione”/ Aktorja Ema Andrea emocionohet për humbjen e vëllait

Në ditët e fundit të vitit 2025, aktorja Ema Andrea, humbi pas një arresti kardiak vëllanë e saj binjak, ish-basketbollistin Enea Andrea.

Në daljen e saj publike pas kësaj ngjarje të trishtë, aktorja e njohur nuk i mbajti dot lotët në studio ndërkohë që tregonte për momentin e vështirë që kaloi këtë periudhë.

Të lidhura

None found

“Mua nuk më është mbyllur mirë 2025. Normal që nuk është e mirë as 2026. Kam humbur gjysmën time. Janë ato dhurata e hidhura që bën Zoti. Për momentin jetoj në dy dimensione, uroj që kjo mos të ndikojë në punë.

Është dita e parë e punës, dalja ime e parë mediatike dhe s’mund të ishte në një vend tjetër veç se këtu. Edhe pse e kam thënë me dy mendje “Po”, kur erdha dhe u takuam, u dakordësova me veten që të jem këtu dhe vetëm këtu mund ta filloja.

Nuk është mirë të flasim për gjëra të tilla, sepse janë delikate, por edhe për elefantin në dhomë, nuk mund të rrimë pa folur.

Edhe pse kjo humbje e gjysmës time më të mirë, mua më ka sjellë shumë bekime, kam parë shumë dashuri nga njerëz që nuk i njoh, nga njerëz që i njoh.

Vëllai im është përcjellë si mbret. Dhe i them faleminderit të gjithë atyre që na kanë shkruar, janë munduar të na mbështesin në të gjitha format, edhe në rrugë.

Sytë e atyre njerëzve që kanë pasur ndroje të na thonin dhe për hir të tyre dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të thënë faleminderit.

Edhe pse e di që aty ka shumë njerëz të tjerë që kalojnë situata të rënda. Nga një forcë madhore që ne e dimë që ekziston, e dimë që është një fund, por s’jemi asnjëherë gati dhe përjetojmë dhimbje dhe mesa duket kuptimi i vetëm i dhimbjes është në të tilla momente.

Të tjerat janë kalimtare. Ky është një moment që ke një ndjesi që është ekstremi i asaj tjetrës. Dhimbja s’ka as etikë, as moral, as fjalor. Kam zbuluar që as fjalët s’janë të duhurat”, tha Ema Andrea.

të fundit

Pas 30 vitesh njohje, Foda dhe Rangnick përballen për herë të parë si trajnerë

Austri–Kosovë nuk është vetëm një përballje mes dy kombëtareve që synojnë të vazhdojnë me fitore në Ligën e Kombeve. Në…

3 minutes ago

Maran feston debutimin fitues me Shqipërinë: Një nisje më të mirë nuk mund të kërkohej

Përzgjedhësi i ri i Shqipërisë, Rolando Maran, e ka nisur me fitore aventurën në stolin kuqezi, teksa Shqipëria mposhti 2-0…

4 minutes ago

Tragedy with 6 victims in Athens, Albania’s Foreign Ministry responds: We share the grief of the affected families

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas shpërthimit tragjik të ndodhur në Athinë, ku humbën jetën 6…

1 hour ago

The Vlora Hyseni case, Ermelinda Meksi: Responsibility is not only individual; the system is being put to the test

Ish-ministrja dhe ish-deputetja Ermelinda Meksi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me çështjen e Vlora Hysenit. Meksi shprehet…

1 hour ago

Northeastern US hit by storm: around 100,000 homes without power and hundreds of flights canceled

Një stuhi e fuqishme ka goditur verilindjen e Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar përmbytje, erëra të forta, reshje të dendura…

1 hour ago

Uzuni pas fitores me Bjellorusinë: Për Kombëtaren luaj në çdo pozicion, rëndësi ka të fitojmë

Myrto UzuniShqipëria ia doli ta nis me fitore aventurën në Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë në stadiumin “Air Albania”, e…

1 hour ago