Artistja shqiptare Hueyda El Saied është shuar në moshën 46-vjeçare. E lindur në Shqipëri dhe me origjinë nga Sudani, El Saied jetonte prej vitesh tashmë në Luksemburg me bashkëshortin Thierry dhe djalin e vogël, Gabriel.
El Saied mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë, me të cilën nuk mundi ta fitonte betejën. Ajo u shua mëngjesin e kësaj të marte në një spital të Luksemburgut.
Bëhet me dije se artistja do të prehet në Luksemburg dhe homazhet në nder të artistes do të mbahen në orën 15:00 deri në 20:00 tek rruga e Dibrës pranë Medresesë.
Hueyda El Saied ishte një figurë tejet e njohur për publikun shqiptar. Ajo ishte një artiste multidimensionale: Prezantuese, balerinë, këngëtare, piktore e madje edhe shkrimtare.
Strukturat e sektorit energjetik kanë rritur gatishmërinë në rang vendi, për të minimizuar problemet e furnizimit me energji, në kushtet…
Mbi 20 vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në Bulqizë dhe në Klos të Matit ku siç shihet dhe…
Pas një prej ditëve më të nxehta në dy apo tre dekadat e fundit, Shqipëria ndodhet nën ndikimin e një…
Linda Rama, bashkëshortja e kryeminsitrit Edi Rama, ka folur lidhur me ndikimin e teknologjisë dhe pasiguritë që ajo sjell për…
Në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania, emri i Ilnisa Agollit u kthye në një ndër më të…
Një vatër e re zjarri ka shpërthyer në vend, konkretisht në Parkun Kombëtar të Prespës. Sipas informacioneve, flakët e shfaqura…