Zanfina Ismaili ka 3 vite që nuk është aspak aktive në muzikë dhe kënga e fundit që ka publikuar është “S’je ai mo”. Ndërkohë që të gjithë mendonim se kjo mund të ishte një pauzë, njësoj siç bëri edhe Adelina disa vite më parë, në fakt nuk ishte e tillë. E ftuar në emisionin “tetë a tetë” të motrës së saj, Zanfina zbuloi se ka marrë një vendim pa kthim pas.
Ajo tregoi se nuk do i rikthehet më muzikës dhe se kapitullin e saj të karrierës artistike e ka mbyllur përfundimisht. Zanfina tha se aktualisht po punon në dy profesione të ndryshme, por preferoi të tregonte se për çfarë bëhet fjalë.
Zanfina i është futur botës së medias njësoj si motra e saj e madhe, Adelina. Por në krahasim me Adelinën që është pjesë e ekranit, Zanfina ka zgjedhur të jetë më e fshehtë. Ajo ka nisur punë në një radio në Prishtinë, por nuk dihen detaje të tjera në lidhje me këtë gjë.
Së fundmi, ajo i ka suprizuar të gjithë me postimin e fundit në Instagram teksa ka publikuar një foto ku shfaqet në një studio muzikore. Ajo duket mjaft e përqendruar ndërsa pranë saj shihen disa blloqe me shënime dhe kjo shton dyshimet se mos vallë bukuroshja po punon për t’u rikthyer në boën e muzikës.
Në komunën e Drenasit është raportuar për një incident i cili nuk është rasti i parë në historikun e zgjedhjeve.…
Armando Sadiku u përfol sot, që ka tërhequr interesin e Partizanit. “Panorama Sport” mëson ndërkohë se ish-sulmuesi i Kombëtares nuk…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar të dhënat e përditësuara për daljen në votime deri në orën 17:00.…
Në disa qendra votimi në komunën e Graçanicës, e rrethit të Prishtinës në Kosovë, të drejtën e tyre të votës…
Udhëheqësit evropianë do të zhvillojnë një bisedë telefonike me presidentët e Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara pas takimit midis Volodymyr…
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se procesi zgjedhor po ecën shumë mirë dhe se nuk…