showbiz

“Home Alone” mund të ketë një vazhdim? Aktori i njohur jep lajmin surprizues

Aktori Macaulay Culkin, është i interesuar të rikthehet në serialin që i solli famë botërore. Së fundmi, ai ka vizituar Louisville ku ka ndjekur një shfaqje të komedisë “Home Alone”.

Fansat e tij ishin të interesuar nëse ai do të kthehej në serialin e famshëm dhe Culkin zbuloi se ai duhej të shfaqej në një nga filmat e mëvonshëm, por planet dështuan.

Të lidhura

None found

Ai deklaroi se është i hapur për t’u rikthyer dhe ka ide për një vazhdim, por aktualisht nuk ka kohë për të shkruar një skenar, pasi është i përkushtuar për të rritur djemtë e tij.

Pas paraqitjes në pjesën e parë të “Home Alone” në vitin 1990, Culkin u bë një nga yjet e fëmijëve më të kërkuar.

Ai luajti rolin e tetë vjeçarit të pabindur Kevin McCallister, i cili u la vetëm në shtëpi nga familja e tij para një udhëtimi për Krishtlindje në Paris.

Edhe pse mendonte se ishte në një pushim ëndrrash dhe do t’i shijonte, Kevin shpejt zbuloi se shtëpia e tij ishte bërë objektiv i grabitësve dhe duhej ta mbronte.

Culkin riprodhoi të njëjtin rol në vitin 1992 dhe përveç këtij filmi, ai pati role të dukshme si djalë në filmat “My Girl” nga viti 1991 dhe “Richie Rich” nga viti 1994.

Vëllai i tij, Kieran Culkin gjithashtu pati një rol në filmi “Home Alone”.

Kieran luajti rolin e kushëririt të Kevin, Fuller McCallister dhe së fundmi shpjegoi pse nuk do t’i lejojë fëmijët e tij ta shohin ende këtë film.

“Ka disa pjesë të frikshme në film që nuk janë të përshtatshme për moshën e tyre”.

Ka një tarantula që është goxha e frikshme dhe në fund të filmit aktori thotë: “Do t’ju kafshoj të gjithë gishtat”.

Mendoj se është e tmerrshme për një fëmijë”-tha ai.

Ai tha se “Home Alone” është në listën e filmave për t’u parë dhe mendon se fëmijët e tij do të jenë gati për ta parë për herë të parë këtë vit apo vitin e ardhshëm.

të fundit

Pavarësisht mungesës së marrëveshjes, Perez beson se Vinicius do të firmosë kontratën e re

Real Madridi është optimist se Vinicius Junior do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit edhe në vitet e ardhshme,…

2 minutes ago

Ndërpriten kontratat e dy ish-pjesëtarëve të “Mbrojtjes Civile” në institucionet e Kosovës

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se janë ndërprerë kontratat e punës…

2 minutes ago

LSDM: Spitali i Gostivarit pa kapacitete për përballimin e epidemisë, pacientët transferohen në Tetovë

LSDM akuzoi sistemin e kujdesit shëndetësor në Gostivar se nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për t'u përballur me epideminë e…

2 minutes ago

Malaria në Kosovë, infektologu këshillon qytetarët para udhëtimeve në zonat endemike

Një paciente shtetase e huaj është pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK më 1 gusht. Sipas njoftimit të…

13 minutes ago

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për dëm prej rreth 500 mijë eurosh

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi me inicialet E.R., i dyshuar për…

13 minutes ago

Day 67 of the Protest, Citizen Accuses Rama: Albania Has Lost Its Direction

Një qytetar pjesë e protestës në Sheshin “Skënderbej” ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj situatës politike dhe sociale në vend,…

20 minutes ago