showbiz

Historia e pazakontë e dashurisë, e gjeni dot për cilin çift të admiruar nga shqiptarët bëhet fjalë (FOTO LAJM)

Këngëtarja e madhe shqiptare, “Nderi i Kombit” Vaçe Zela këtë 7 prill që lamë pas do të mbushte 83 vjeç. Kjo datë solli në jetë këngëtaren më të madhe shqiptare, yllin e muzikës së lehtë, Vaçe Zelën e paharruar.

Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.

Të lidhura

None found

Bashkëshort i Vaçes ishte, Pjetër Rodiqi. Dyshja kanë qenë bashkë për plot 52 vite. Ndohja e dy të rinjve ka ndodhur në vitin 1963, asokohe Pjetri kryente Shërbimin Ushtarak në Lushnje dhe ishte 27 vjeç ndërsa nuk e kishte idenë se kush ishte Vaçja që ishte te të 24-tat.

E njohja e tyre ka ndodhur pikërisht në një bilardo!

“Nuk e dija as kush ishte Vaçja, as që ekzistonte. E njoha në bilardo, madje duke bërë një lojë me të. Kujtoj që më mundi. Ishte vajzë e shkathët, simpatike, pastaj kur e ndoqa në shfaqje te këndonte më magjepsi. Unë isha 27 vjeç, kurse Vaçja 24. Bëhet fjalë në vitin 1963. Nuk bëmë dasmë tradicionale, dashuria për ne të dy, ishte gjithçka. Jetuam bashkë 52 vjet. Pastaj aktiviteti i saj artistik startoi në Estradën e

Ushtarit dhe më pas në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve.”, ka rrëfyer i ndjeri Rodiqi në një intervistë të dhënë vite më parë.
Vaçe Zela dhe Pjetër Rodiqi qëndruan bashkë të martuar për 52 vite dhe janë prindër të një vajzë të quajtur Irma. Artistja e mirënjohur ndërroi jetë në Zvicër në Shkurt të 2014-ës për shkak të sëmundjeve nga të cilat vuante vitet e fundit, ndërsa mëngjesin e 16 Korrikut u nda nga jeta edhe bashkëshorti i saj Pjetër.

 

të fundit

Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama publikon pamjet, tavolinën ku ftonte të rinjtë për dialog e quan destinacion turistik

Ndërsa studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit ka publikuar sërish tavolinën prej guri të…

16 minutes ago

Grupi qeveritar për apelimin e aktgjykimit të Hagës zhvillon sot mbledhjen

Grupi Punues i themeluar nga Qeveria për hartimin dhe bashkërendimin e Strategjisë Shtetërore, që lidhet me procedurën e apelimit të…

21 minutes ago

Sjelljet që mund të tregojnë se është e vështirë të komunikosh me ju

Disa zakone që na duken krejtësisht të padëmshme mund të ndikojnë në mënyrën si na shohin të tjerët. Dhe shpesh,…

24 minutes ago

Gjetja e një partnereje po bëhet më e vështirë për burrat: Çfarë po i ndërlikon njohjet?

Mundësitë për t’u njohur janë shtuar, por një paradoks i heshtur po i bën lidhjet më të ndërlikuara. Ajo që…

25 minutes ago

Chris Langan, i cilësuar si njeri me IQ deri në 210, përgjigjet nëse beson te Zoti

Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi universin, ofroi një shpjegim që shkon përtej…

25 minutes ago

Emre Belozoglu merr vendim për Vedat Muriqin te Fenerbahce

Vedat Muriqi pritet të rikthehet në formacionin titullar të Fenerbahces për ndeshjen ndaj Çorum FK, pasi sulmuesi kosovar ka bindur…

31 minutes ago