Dj Sardi prej kohësh po jeton një histori të bukur dashurie me një vajzë bukuroshe që i ka rrëmbyer gjithë zemrën. Ditën e djeshme partnerja e tij, Jonisa, festoi ditëlindjen dhe Sardi nxori në pah gjithë anën romantike. Ai publikoi një foto buzë detit me të dashurën dhe i bëri një dedikim shumë të bukur.
“Gëzuar ditëlindjen gruaja që shpresoj ta kem përgjithmonë përkrah vetes”, shkroi Dj Sardi.
Ndërkohë i ftuar ditën e sotme në emisionin radiofonik, “Pardon my french” ai tregoi gjithçka në lidhje me marrëdhënien e tyre. Dj Sardi tha se është njohur me Jonisën që nga koha e gjimnazit dhe pasi u takuan vite më vonë me njëri-tjetrin vendosën që të krijonin lidhjen e bukur që kanë sot.
“Kam 12-13 vjet që e njoh partneren time, që në kohën e gjimnazit. Atëherë ngacmoheshim sa herë shiheshim, por qëndronte aty. Derisa jemi takuar më vonë dhe nisëm të flasim sërish.”, u shpreh Dj Sardi. Ndërsa përsa i përket planeve për të zgjeruar familjen, ai tha se nuk dëshiron të nxitohet.
Ai tha se për momentin dëshirojnë të shijojnë bashkëjetesën dhe më vonë do të mendojnë për martesën e fëmijët.
“Nuk mendoj të zgjeroj familjen për momentin, dua të shijoj të gjitha fazat e lidhjes. Do i marrim gjërat me radhë, një herë po shijojmë bashkëjetesën, më pas kemi dasmën dhe planet për fëmijë. Më ka kërkuar Irma Libohova të këndojë në dasmën time, më thotë shpesh se mos merr ndonjë këngëtare tjetër. Aurela Gaçe është ofruar gjithashtu.”, tha Dj Sardi.
Dashi Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me…
Të paktën 10 punonjës kanë humbur jetën teksa luftonin me zjarret në provincën qendrore Eskisehir të Turqisë. Rreth 24 punonjës…
I ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Jozefin Marku. Ish-banori i edicionit të katërt…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë. Një automjet është përplasur me një…
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte, ngritën të mërkurën një padi me 22 akuza për shpifje në…
48 orët e fundit, strukturat policore në Sarandës kanë kaluar në gjendje gatishmërie. Si fillim forcat “RENEA”, në të gdhirë…