Pjesëmarrja e Big Bastës në formatin televiziv “Ferma VIP”, u shoqërua me një valë thashethemesh në mediat online, të cilat aluduan për një krizë në martesën e tij me këngëtaren Vesa Luma.
Spekulimet u përforcuan nga mungesa e një reagimi publik nga ana e Vesës, e cila për një kohë të gjatë nuk publikoi asnjë postim në rrjetet sociale, që do të tregonte mbështetjen për bashkëshortin e saj gjatë qëndrimit në reality show.
Mirëpo, kur askush nuk e priste më, Vesa vendosi të reagojë – dhe në mënyrën më të bukur të mundshme.
Ajo publikoi një kolazh fotosh në Instagram, ku në mesin e imazheve shfaqet edhe një foto e Big Bastës nga “Ferma VIP”.
“Muzikë, dashuri, shoqëri”, – shkroi ajo në përshkrimin e postimit, duke dhënë një sinjal të qartë se mes saj dhe Big Bastës, gjithçka po ecën për mrekulli.
Ky reagim i shumëpritur jo vetëm që shuan çdo dyshim për një krizë martesore, por edhe forcon mesazhin se dashuria e tyre mbetet e pathyeshme, pavarësisht zhurmës mediatike.
Gjashtë ndeshje pezullim: kaq është dënimi për Antonio Rüdiger, mbrojtësi gjerman i Realit të Madridit, për protestën e tij të…
Meghan Markle është rikthyer në qendër të vëmendjes me rrëfimin e saj të fundit në një podcast të drejtuar nga…
Në ditëlindjen e parë të vajzës së tyre, Luna Mari, Kiara Tito ka ndarë për herë të parë me ndjekësit…
Gjatë një interviste ekskluzive me ABC News, Presidenti i SHBA Donald Trump, ka diskutuar 100 ditët e tij të para…
Policia e Sarandës, ka arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar, pas një konflikti të dhunshëm që ndodhi pasditen e djeshme. Ngjarja…
Amer Kapetanović Opinion i Sekretarit të Përgjithshëm të RCC, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve Çdo vit, 1 Maji…