Qielli i kësaj fundjave do të ofrojë një pamje të veçantë, pasi Hëna e plotë e parë e vjeshtës do të shfaqet së bashku me Saturnin.
None found
Faza e plotë e Hënës do të arrihet të shtunën në orën 12:49, sipas orës lindore amerikane. Megjithatë, koha më e mirë për ta parë do të jetë pas rënies së Diellit. Në afërsi të saj do të dallohet Saturni, planeti i njohur për unazat, i cili pritet të shfaqet me një ngjyrë të artë.
Më 4 tetor, Saturni do të hyjë në të ashtuquajturën opozitë, kur Toka pozicionohet mes Diellit dhe planetit. Për astronomët dhe vëzhguesit e qiellit, kjo është periudha ideale për ta parë Saturnin, pasi ai ndodhet më pranë Tokës dhe paraqitet më i shndritshëm.
Një tjetër trup qiellor që do të gjendet pranë Hënës është Neptuni. Ndryshe nga Saturni, ai nuk është i lehtë për t’u vëzhguar me sy të lirë dhe zakonisht kërkon dylbi ose teleskop, së bashku me kushte të mira atmosferike dhe një vend larg ndotjes së dritës.
Në rast se kushtet atmosferike nuk janë të favorshme të shtunën, Hëna do të ruajë pamjen thuajse të plotë edhe gjatë mbrëmjeve të së premtes dhe së dielës.
Pse quhet “Hëna e Korrjes”?
Emërtimi i Hënës së plotë të shtatorit lidhet me traditën e periudhës së korrjeve. Në të kaluarën, drita e saj u jepte fermerëve mundësinë të punonin në ara edhe pasi kishte perënduar Dielli.
Këtë vit, ajo njihet gjerësisht si Hëna e Korrjes, sepse shfaqet shumë pranë ekuinoksit të vjeshtës, i cili shënon nisjen astronomike të vjeshtës në hemisferën veriore.
Kur është pranë horizontit, Hëna mund të duket portokalli ose e artë. Ky ndryshim në ngjyrë shkaktohet nga mënyra se si drita e saj kalon përmes atmosferës së Tokës.
Tre Hëna të plota të tjera në 2026
Pas kësaj ngjarjeje, kalendari i vitit 2026 parashikon edhe tre Hëna të plota:
26 tetor – Hëna e Gjuetarit
24 nëntor – Hëna e Kastorit
23 dhjetor – Hëna e Ftohtë
Hëna e plotë e nëntorit dhe ajo e dhjetorit pritet të jenë superhëna. Ato do të duken më të mëdha dhe më të ndritshme, pasi do të ndodhen më pranë Tokës.
Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në një shkollë fillore në Trepuzzi, në provincën e Leçes, Itali, ku një nxënës 6-vjeçar…
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Nju Jorku se Shqipëria ka pësuar një transformim të thellë gjatë viteve të fundit, duke…
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin këtë të premte, ku janë përplasur dy automjete, një “Mercedes-Benz”…
Për herë të parë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, por edhe në vendin tonë, brenda një dite u kryen me…
General Motors po përgatit një motor të ri V8 me turbo-dizel, me vëllim prej 8.3 litrash, për kamionçinat e tij…
Një numër organizatash të shoqërisë civile përmes iu drejtuan me një letër Amnesty International, duke kërkuar që të sqarojë deklaratën…