Harry Styles është vlerësuar me një vend në Librin e Rekordeve Botërore Guinness, për serinë më të gjatë të koncerteve në stadiumin Wembley, pas 12 shfaqjeve të shitura.
Artisti 32-vjeçar i muzikës pop vendosi një rekord të ri për qëndrimin më të gjatë në stadiumin ikonik në një turne të vetëm, duke tejkaluar arritjen e mëparshme të Coldplay, të cilët performuan 10 koncerte radhazi në vitin 2025.
None found
Gjyqtari i Rekordeve Botërore Guinness, Will Munford tha se “Rekordi i Harry Styles prej 12 performancash radhazi është një dëshmi e shkallës, ambicies dhe ndikimit kulturor të performancave të tij live, si dhe marrëdhënies unike që ai ka zhvilluar me audiencën e tij”.
Styles filloi performancat e tij në Londër më 12 qershor, si pjesë e turneut të tij “Together Together”.
Në koncertin e tij të fundit Harry Styles bëri një referencë kundrejt viteve të tij me One Direction duke pohuar se “Nuk do të isha në këtë skenë sot pa katër miqtë e mi që kanë qenë një pjesë e madhe e këtij udhëtimi”, duke falënderuar Niall Horan, Louis Tomlinson, Zayn Malik dhe “mikun e tij të dashur” Liam Payne.
Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se një pronë publike me vlerë të jashtëzakonshme për Universitetin e Prishtinës është mbrojtur nga…
PartizaniPartizani do të “përplas brirët” me Vllazninë sot në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, java e 3-të e Abissnet Superiore…
Skepticizmi që rrethoi fillimisht në BE transferimin e emigrantëve të kapur në ujrat territoriale italiane drejt Shqipërisë, duket është davaritur…
Një ditë pas situatës kritike të krijuar nga zjarret në Himarë, ku raportohet se janë djegur gjashtë banesa, ka reaguar…
Gjermania voton të dielën në Saksoni-Anhalt, ku AfD synon të marrë për herë të parë pushtetin rajonal. Diferencat ekonomike mes…
Në një reagim për situatën e rëndë të zjarreve në Himarë, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, akuzon Bashkinë e…