Hailey Bieber ka ndarë një fotografi të rrallë me të birin Jack, duke ofruar një pasqyrë të verës së saj në Instagram, ku shfaqet me pamje natyrale dhe atmosferë relaksi.
Modelja 28-vjeçare zbuloi se shtatzënia ishte një surprizë dhe pranoi se e pati të vështirë ta pranonte në fillim, për shkak të ndryshimeve emocionale dhe mendore që solli me vete.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Justin Bieber, mirëpritën Jack-un në gusht të vitit 2024, mes spekulimeve për vështirësi në martesë, shkruan DailyMail.
Megjithatë, Hailey i hodhi poshtë thashethemet gjatë një interviste për Vogue Italia, duke e përshkruar Justin-in si një baba të jashtëzakonshëm.
Hailey theksoi se përvoja e mëmësisë ka qenë sfiduese, por në fund një mësim i madh personal dhe për marrëdhënien e saj. “Papritmas, partneri yt të sheh si një perëndeshë, një superheroinë”, tha ajo.
Ndërkohë, Justin ka folur për vështirësitë që ka përjetuar nën vëmendjen publike, duke e përfshirë këtë tematikë edhe në albumin e tij të fundit.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD do të nis revoltat dhe se ka një gatishmëri dhe…
Përpos formës së dobët dhe mungesës së rezultateve në Superiore, te ekipi i Flamurtarit ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë.…
Benita Zena ka folur edhe një herë për Elijona Binakajn, me të cilën nuk ka raporte të mira që nga…
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Maloku, e njohur për aktivitetin e saj të vazhdueshëm në rrjetet sociale,…
Një aksident me pasojë plagosjen e një gruaje të moshuar ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor…
Policia e Kurbinit ka reaguar zyrtarisht në lidje me plagosjen me armë zjarri që ndodhi pasditen e kësaj të mërkure…