showbiz

Habit Meri Shehu: Isha një konkurrente shumë e fortë, ata më kishin frikë

Mëngjesin e sotëm, gjatë një interviste televizive,  astrologia e njohur Meri Shehu, ka folur më shumë për ndjesitë dhe eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Si fillim, a do të dëshironte Meri të rifutej në “Big Brother Vip”?

Të lidhura

None found

“Sapo kisha mbaruar me nivelimin e marrëdhënieve personale. Nëse do të më vinte ftesë prapë nga produksioni do të hyja përsëri. Unë bëra fazën e parë të afrimitetit dhe lojës, faza e dytë do të jetë një pjekuri dhe strategji dhe do të vë në funksion armët e mia biologjike”, tha ajo.

A është zhgënjyer Meri nga ndonjë banor aty brenda?

“Nuk më ka zhgënjyer askush, prisja nga ata atë që mora. Unë isha një konkurrente e fortë për ata. Me mua nuk kishin debate, vinin për këshillë, kishin frikë të bënin pickimet e tyre strategjike. Rikja donte të më fuste në lojën e saj por nuk e pash që duhet të futesha në këtë rrymë. Mendova të isha pak më në marrëdhënie grupi, të tregoja një nivel tjetër dashamirësie. Ata donin të kapnin Prime, donin teleshikuesit, unë i kisha. Unë doja një nivel tjetër komunikimi por duhet të përshtatesha”, u shpreh ajo.

Debatet e fundit në “BBV” si po i duken Merit?

“Rikja nxorri atë që nuk e pranon moshën mbi 40 të femrave edhe pse ajo është vet përafërsisht në këtë moshë. Ajo e humbi lojën me meshkujt. U bë shumë mike me mua nga fundi dhe i thash ‘ti i besove shumë meshkujve’, nuk duhet ta bësh këtë dhe ndryshoi duke shkruar te grupi i vajzave. Ka koncepte shumë të gabuara, nuk e shikoj lojtare të denjë për të ecur përpara”, u përgjigj Meri.

A ka Meri komunikim me banorët e eliminuar?

“Asnjë komunikim me banorët jashtë, me Gabrielen u habita sepse e doja shumë”.

 

të fundit

Vazhdon ofensiva ajrore e SHBA-së në Iran, goditen objektet ushtarake dhe portuale për natën e 13-të radhazi

Shtetet e Bashkuara kanë vijuar për të 13-ën natë radhazi sulmet ndaj Iranit, në kuadër të operacioneve që, sipas Uashingtonit,…

12 seconds ago

Rama thërret sot mbledhjen e përbashkët të socialistëve dhe qeverisë, zbulohet agjenda

Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të mbledhë në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin…

3 minutes ago

Rrëfimi prekës i këngëtares Leonora Jakupi: Personalisht për veten time shpesh jam gjykuar…

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Leonora Jakupi, ka zgjedhur të flasë hapur për një temë shumë…

8 minutes ago

Tarifa deri në 12.5% vendosin SHBA për 60 partnerët tregtarë, përfshirë BE-në dhe Kinën, për shkak të mallrave të prodhuara me punë të detyruar

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre tregtarë, duke i akuzuar se nuk kanë…

18 minutes ago

Në rend dite të KGJK-së, kthimi i gjyqtarëve serbë në detyrë

Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), në të cilën pritet të shqyrtohen disa…

23 minutes ago

Parashikimi i motit për ditën e sotme, vranësira dhe reshje shiu

Këtë të premte, territori i Shqipërisë do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën…

23 minutes ago