showbiz

Greta Kazazi “pa filtra” për Selinën: Nuk do jetojmë bashkë

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Greta Kazazi, ka zgjedhur të flasë hapur për eksperiencën e saj në shtëpinë më të komentuar në vend, duke ndarë detaje që publiku nuk i ka parë gjatë qëndrimit të saj.

E ftuar në emisionin “Fiks Fare”, përballë Julit dhe Xhemit, Greta u ndal veçanërisht te raportet me banorët, duke veçuar marrëdhënien me Selinën si një nga më komplekset. Ajo e përshkroi këtë raport si “thikë me dy presa”, duke pranuar se jo gjithmonë ka qenë e lehtë për t’u përballuar emocionalisht.

Të lidhura

None found

“Jemi dy karaktere të ndryshme, unë më e ndjeshme dhe Selin më e ftohtë”, tha ish-banorja e BBV 5.

Në vijim të bisedës, atmosfera u lehtësua me nota humori, kur Juli e pyeti nëse do të mund të jetonin ndonjëherë bashkë në një shtëpi. Greta u përgjigj po aq me humor:

“Jo nuk do jetojmë në një shtëpi bashkë”.

Kjo solli edhe një batutë nga Juli: “Po ku jetohet me Selinën në një shtëpi!”.

Përtej kësaj, Greta komentoi edhe raportin mes Gimbos dhe Selinës, duke lënë të kuptohet se mes tyre ekziston një kimi e dukshme. Sipas saj, ndonëse kanë natyra të ndryshme – ai më i afërt dhe ajo më e rezervuar – kjo mund të jetë pikërisht ajo që i afron më shumë dhe mund të çojë në diçka më serioze në të ardhmen.

Pavarësisht sfidave dhe emocioneve të forta, Greta e mbylli me mirënjohje për eksperiencën, duke theksuar se “Big Brother VIP” mbetet një nga përvojat më të veçanta për të.

të fundit

Messi do t’ia dorëzojë trofeun fituesit të ri në galanë e Topit të Artë

Lionel Messi do të jetë një nga atraksionet kryesore në galanë e “Topit të Artë” pas konfirmimit se ai do…

6 minutes ago

Trump shqyrton largimin e Kimberly Guilfoyle nga ambasada në Greqi, Departamenti i Shtetit heton akuzat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se po shqyrton mundësinë e shkarkimit të Kimberly Guilfoyle nga posti…

9 minutes ago

Nëse do paqe, përgatitu për luftë” – Komandanti i NATO-s zbulon strategjinë për t’u përballur me Rusinë: Nuk do të lejojmë pushtimin e asnjë territori

Askush në krahun lindor të Europës nuk ka ndërmend të heqë dorë nga aleanca atlantike, ose, më saktë, nga udhëheqja…

10 minutes ago

Apeli sqaron se ende nuk ka vendim për paraburgimin e dy veteranëve në rastin e Fahrush Rexhepit

Gjykata e Apelit ende nuk ka marrë vendim për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj dy veteranëve, Fadil Zogajt dhe…

10 minutes ago

Premtimi i Alban Xhaferit për 15 mijë euro, prapaskena e triumfit të Vllaznisë ndaj Dinamos

Presidenti Alban Xhaferi dhe Vllaznia Vllaznia mposhti Dinamon, 1-0 në “Loro Boriçi”, për llogari të javës së 6-të të Superiores,…

11 minutes ago

Salihu apelon për një listë të përbashkët në zgjedhjet e Serbisë, me objektiv tre deputetë shqiptarë nga Lugina

Afaristi dhe humanisti shqiptar, Muharrem Salihu, ka bërë thirrje për mobilizim dhe bashkim të forcave politike e qytetare në Luginën…

20 minutes ago