showbiz

Goditi Gjestin para se të largohet nga shtëpia, zbardhet dëshmia e Jozit

Një situatë e pazakontë dhe e papranueshme ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës, gjatë spektaklit “Big Brother VIP”, duke lënë publikun të habitur dhe të shqetësuar.

Menjëherë pas eliminimit të tij nga gara, Jozefin Marku, i njohur për temperamentin e tij shpërthyes ka sulmuar fizikisht një tjetër banor, reperin Besart Klemendi, i njohur ndryshe me emrin e artit Gjesti.

Incidenti ndodhi brenda ambienteve të spektaklit, pikërisht në momentin kur Jozi po largohej nga shtëpia.

Ai i afrohet Gjestit dhe e godet me shuplakë në fytyrë, duke e rrëzuar në tokë, përpara syve të kamerave dhe publikut.

Gjesti ka përfunduar në tokë dhe për disa çaste situata ishte kaotike. Fatmirësisht, më vonë u konfirmua se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe nuk paraqet rrezik për jetën.

Pas aktit të dhunës, forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në ambientet e spektaklit, ku kanë ndaluar Jozefin Markun dhe e kanë shoqëruar me pranga në Komisariatin nr. 6 të Tiranës.

Sipas burimeve për Report TV, gjatë dëshmisë së dhënë në polici, Jozi ka deklaruar: “Më ka provokuar gjatë gjithë lojës, nga gjaknxehtësia e qëllova. Nuk e durova më!”.

Ai ka qëndruar në komisariat për rreth pesë orë, deri në përfundim të procedurave, dhe është liruar rreth orës 05:00 të mëngjesit. Megjithatë, hetimet ndaj tij do të vazhdojnë në gjendje të lirë.

Në një deklaratë zyrtare, Policia e Shtetit bëri të ditur: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29-vjeç, pasi gjatë transmetimit të një reality show, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K.”.

Ky veprim ka ngjallur reagime të forta nga publiku dhe ndjekësit e programit në rrjetet sociale, me shumëkënd që kërkon masa të rrepta ndaj dhunës në ekran dhe përgjegjësi nga organizatorët e spektaklit.

të fundit

Parisi shkel mbi ëndrrën e Arsenalit dhe takohet me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve

Paris Saint-Germain ka kaluar në finale, aty ku do të përballet me Interin, pasi eliminoi Arsenalin me rezultat të përgjithshëm…

6 hours ago

Horoskopi 8 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dashuria: Gjatë ditës mund të ketë komplikime në dashuri për vendasit e shenjës. Kini kujdes, mund të krijoni një…

6 hours ago

Tym i zi në Vatikan, dështon përpjekja e parë për zgjedhjen e Papës

Tym i zi doli nga oxhaku i Kapelës Sistine pas votimit të parë mbrëmjen e kësaj të mërkure. Kjo nënkupton…

6 hours ago

Incidenti në takimin e Berishës në Elbasan, djali i Luçiano Boçit përfundon me plagë në kokë në spital

Një incident mes simpatizantëve të Partisë Demokratike ka ndodhur mbrëmjen sotme në Elbasan teksa Sali Berisha zhvillonte takimin përmbyllës, ku…

7 hours ago

Gjovalin Ndoj largohet nga PSD-ja e Tom Doshit dhe i bashkohet PS-së në Bashkinë e Shkodrës

Gjovalin Ndoj, anëtar i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Partisë Socialdemokrate (PSD), ka braktisur sot këtë forcë politike.…

7 hours ago

Sherr në mitingun e PD në Elbasan, zbulohet shkaku

Një përplasje fizike ka ndodhur mes të pranishmëve në takimin mbyllës elektoral të Partisë Demokratike në Elbasan. Klan News raporton…

7 hours ago