Gjykata Supreme e Kosovës, me vendimin e 22 korrikut 2025, ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga avokati i Qëndrim Januzit, i njohur për publikun edhe si vëllai i reperit Buta. Me këtë vendim, dënimi me 17 vjet burgim ndaj Januzit mbetet në fuqi.
Januzi ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj më 30 prill 2024 për veprën penale “Vrasje” nga neni 172 i Kodit Penal, për privimin nga jeta të G.H. në maj të vitit 2022, si dhe për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Aktgjykimi ishte konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit.
None found
Avokati i tij, Florin Vërtopi, kishte kërkuar që Januzi të shpallej fajtor për “vrasje në gjendje të afektit mendor” dhe t’i shqiptohej një dënim më i butë, ose çështja të kthehej për rigjykim. Prokuroria e Shtetit kishte propozuar refuzimin e kërkesës si të pabazuar.
Në vendimin e Supremes theksohet se provat, përfshirë video-incizimin e ngjarjes, tregojnë se viktima nuk e kishte sulmuar apo fyer të pandehurin para se ky i fundit t’i afrohej me armë dhe të shtinte gjashtë herë mbi të. Gjykata vuri në dukje gjithashtu se kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë nuk mund të ushtrohet për lartësinë e dënimit.
Vendimi i Supremes e bën përfundimtar dënimin prej 17 vitesh burgim ndaj Qëndrim Januzit.
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…