Sulmuesi i Milanit, Alvaro Morata ka njoftuar përmes një postimi në Instagram fundin e martesës me Alice Campello, me të cilën ka katër fëmijë. Kjo e fundit tashmë ka modifikuar profilin e saj në rrjete sociale duke fshirë mbiemrin e tij. Në postim Morata shprehet se ky ishte një vendim i marrë nga të dyja palët pa asnjë mosmarrëveshje, shkruajnë mediat e huaja.
“Pas disa kohësh reflektimi, unë dhe Alice morëm vendimin për të ndarë rrugët tona. Një marrëdhënie e mrekullueshme dhe respektuese në të cilën ne e donim dhe ndihmuam shumë njëri-tjetrin. Ishin vite të mrekullueshme, fryti i të cilave ishin katër. Fëmijët, të cilët janë padyshim gjëja më e mirë që kemi bërë ndonjëherë. Është një vendim i dhimbshëm, ndaj kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri. Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Gjithçka që kaluam së bashku ishte e pabesueshme, një përvojë e shkëlqyer mësimi”, shkruan ai në postim.
None found
Futbollisti Álvaro Morata (31 vjeç) dhe influencuesja dhe biznesmenja italiane Alice Campello (29 vjeçe) u takuan në vitin 2016, kur futbollisti luante për Juventusin dhe u martuan më 17 qershor 2017 në Venecia. Çifti, i cili ka katër fëmijë, rinovuan betimet e dasmës në një festë të madhe më 2022.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Denizlit në Turqi, ku biznesmeni 49-vjeçar Fedai Karagjoz është gjetur i vrarë…
Paraditen e kësaj të premteje, deputeti i Partisë Mundësia, Erlad Kapri, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Mësohet…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dukej se po e lë pak a shumë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me demokratët,…
Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë të pranishme në vendin tonë edhe gjatë fundjavës, ndërsa në disa zona…
Pas lajmit për sulmin ndaj punonjësit të Policisë së Burgjeve në IEVP Burrel, ka reaguar zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e…
Mbrëmjen e djeshme, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus. Kryemadhi foli për…