Revista “Vogue” ka zbuluar temën zyrtare të Met Gala 2025 – një nga netët më të rëndësishme të modës në botë. Ngjarja që mbahet tradicionalisht të hënën e parë të majit, këtë herë do të jetë një homazh për stilin dhe historinë e komunitetit të diasporës afrikane.
Tema e këtij viti titullohet “Superfine: Tailoring Black Style”, dhe është frymëzuar nga libri i studiueses Monica L. Miller, “Slaves of Fashion: Styling Black Diasporic Identity”. Ekspozita përkatëse në Muzeun Metropolitan të Artit në New York do të paraqesë një përzgjedhje unike veshjesh, pikturash dhe fotografish që dokumentojnë evolucionin e dandizmit të zi – një stil që përzien hijeshinë europiane me rrënjët afrikane, si një formë qëndrese kundër racizmit dhe stereotipeve.
Dhe si çdo vit, lista e të ftuarve mbetet sekret, por disa emra të mëdhenj tashmë janë konfirmuar, përfshirë Madonna, Demi Moore, Diana Ross dhe Bebe Rexha.
Prezantuesit e edicionit 2025 përfshijnë Colman Domingo, Lewis Hamilton, A$AP Rocky, Pharrell Williams dhe Anna Wintour, ndërsa LeBron James do të jetë prezantues nderi. Qëllimi mbetet i pandryshuar: mbledhja e fondeve për Institutin e Kostumeve të Met Museum.
Edicioni i kaluar solli temën “Sleeping Beauties: Reawakening Fashion” dhe u organizua nga Bad Bunny, Zendaya, Jennifer Lopez dhe Chris Hemsworth. Çfarë do të na ofrojë këtë vit? Mbetet për t’u parë në natën magjike të 5 majit.
Parlamenti izraelit, i njohur si Knesset, ka votuar me shumicë prej 71 deputetësh pro aneksimit të Bregut Perëndimor, një territor…
Aktivistja suedeze me famë ndërkombëtare, Greta Thunberg, protestoi pasditen e kësaj të mërkurë në sheshin “Skënderbej”, për të ngritur “zërin”…
Jozefin Marku, ish-banor i “Big Brother VIP 4”, ka ndarë detaje rreth projekteve të tij të reja muzikore dhe jetës…
Avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt, kanë reaguar pasi SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke…
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen penale…
Joz Marku ditën e sotme ishte i ftuar në një intervistë ku ka konfirmuar lidhjen e tij të re, duke…