Pas përplasjes me Hysenin, Alvisa u rikthye sonte në “Përputhen Prime”.
“Jam pak më mirë. Ka qenë një periudhë e tmerrshme për mua dhe për familjen time. Më është dashur të gjej forcën për të qenë e qetë vetë dhe në të njëjtën kohë për të qetësuar familjen time, sepse siç e thashë dhe herën e parë, familja ime nuk ka qenë në dijeni të shumë gjërave. U shokuan dhe kam ndenjur dy javë tek ata. Më kanë dhënë shumë forcë dhe mbështetje”, tha ajo.
Më tej konkurrentja shtoi se nuk ka pasur më kontakt me Hysenin dhe se çdo gjë mes tyre është mbyllur më në fund.
“Shyqyr Zotit nuk kam pasur më kontakt. Unë mendoj dhe besoj se çdo gjë është mbyllur dhe përpos çfarë ndodhi këtu, jam shumë e lumtur që ajo situatë u mbyll përfundimisht. Unë kam bërë dhe një paralajmërim të fundit në Instagram dhe i qëndroj po asaj gjëje. Për versionin tim, gjithçka është mbyllur këtu. E kemi kuptuar që këtu nuk është vendi për të folur të tilla gjëra dhe shpresoj që dhe nga ana e tij të jetë e mbyllur”, u shpreh Alvisa.
Një marrëveshje është arritur midis SHBA-së dhe BE-së për tarifat. Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen nënshkruan…
Teksa IKMT-ja ndërmori një aksion për prishjen e rreth 80 objekteve të ndërtuara pa lejë në zonën e Parkut Kombëtar…
Në Kalasë, Delvinë, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar,…
Shqipëria ka rreth tre ditë që po lufton me flakët. Në të gjithë vendin, por veçanërisht në zonat jugperëndimore, zjarret po djegin mijëra…
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Eduart Kuqi, ka komentuar së fundmi konfliktin mes Jozit dhe Gjestit, që shpërtheu…
Dy ditë pas një sërë takimesh intensive në Como të Italisë me përfaqësues të CDU dhe Partisë Popullore Europiane, deputetja…