Gjatë spektaklit të djeshëm të “Big Brother VIP Albania”, Gjesti ndau një pjesë të dhimbshme të jetës së tij, duke treguar momentet më të vështira që ka kaluar.
Ai rrëfeu se ka jetuar në kushte të rënda, në një shtëpi njëkatëshe ku një mur e ndante nga lopët që ushqenin familjen e tij.
Mes lotësh, ai kujtoi sakrificat e babait të tij për të mbajtur familjen dhe pranoi se në fëmijëri ishte përfshirë në rrugë të gabuar.
“Kam marrë hashash në moshën 12-vjeçare. Nuk isha vetja, nuk e doja veten”, tregoi ai, duke shtuar se kishte kaluar periudha të errëta që e kishin çuar drejt vetërefuzimit.
Një moment i veçantë ishte kur babai i tij zbuloi përdorimin e hashashit.
“Kur e mori vesh babai, ia pashë lotin në sy. Ishte shumë e vështirë”, tha Gjesti, duke kujtuar dhimbjen në sytë e tij.
Ai gjithashtu, ndau se në moshën 18-vjeçare u largua nga familja për të ndjekur ëndrrën e tij në muzikë, duke kaluar netë të ftohta jashtë, madje edhe para studios ku kërkonte një shans.
Në fund të rrëfimit, Gjesti theksoi se gjithçka që bën sot është për familjen e tij: “Për ata jam këtu. Unë jetoj për ta, ata dua t’i shoh mirë dhe u kry”.
Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët…
Që nga e premtja e kaluar deri më sot, gjashtë persona kanë humbur jetën në Italinë Jugore, për shkak të…
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të Fushë-Arrëzit. Mësohet se një makinë pasi ka humbur kontrollin është…
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në fshatin Risili dhe i…
Pas masakrave të vazhdueshme ndaj civilëve të uritur, ministrat e jashtëm të 28 vendeve, nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku…
Ish-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet"…