showbiz

Gjesti ka një thirrje për fansat: Nuk dua që askush të ndihet i ofenduar apo i parespektuar por…

Gjesti u është drejtuar fansave me një mesazh publik, duke u kërkuar që të respektojnë privatësinë e tij dhe të familjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka falënderuar të gjithë mbështetësit që tregojnë dashuri dhe dëshirë për ta takuar, por ka kërkuar mirëkuptim që të mos shkojnë pranë shtëpisë së tij.

Të lidhura

None found

Reperi shpjegon se shtëpia është i vetmi vend ku ai mund të pushojë, të kalojë kohë me familjen dhe të gjejë qetësinë e nevojshme larg angazhimeve publike. Ai thotë se nuk dëshiron që askush të ndihet i refuzuar, pasi e vlerëson shumë përkrahjen e fansave, por kërkon që takimet dhe fotot të bëhen në koncerte, evente apo ambiente publike.

“Ju lutem, kam një kërkesë prej zemrës. E di që shumë prej jush vini te shtëpia jem me dëshirën me më taku ose me bo një foto me mua, dhe e vlerësoj pafund këtë dashni. Ama ju lutem më kuptoni edhe mua. Shtëpia është i vetmi vend ku mundohem me pushu, me kalu kohë me familjen dhe me gjet pak qetësi. Kur vjen dikush çdo ditë te dera, bëhet shumë e vështirë me pas atë qetësi.

Nuk dua që askush me u ndje i refuzum ose i parespektum. Përkundrazi, ju dua dhe ju falënderoj secilin prej jush. Por ju kërkoj me shumë respekt që të mos vini te shtëpia jem. Do të kemi plot raste me u taku në koncerte, evente dhe vende publike, ku me shumë qejf bëjmë foto dhe kalojmë kohë bashkë.

Faleminderit që më kuptoni dhe që e respektoni privatësinë time dhe të familjes sime. Kjo për mua do të thotë shumë.”, ka shkruar ai.

Tags: fansatgjesti

të fundit

Përplasje në LDK, Hykmete Bajrami akuzon Lumir Abdixhikun: Jeni humbës i trefishtë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, duke e akuzuar për humbje të…

2 minutes ago

Drenica kërkon fitoren e parë, ndërsa Prishtina synon suksesin e katërt radhazi

Drenica dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Albi Mall Superligën…

11 minutes ago

“Rama dhe Ahmetaj kanë qenë të afërt”/ A duhet të hetohet KAYO? Erion Braçe: Nëse ka fakte të bëhet kallëzim! Procesi pas ligjit duhet të verifikohet nga institucionet

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Minuta e parë” në News24 përballë gazetares Ola Bruko, ka…

11 minutes ago

Gazmir Raci: Partitë duhet të marrin përgjegjësi për zhbllokimin e Kuvendit të mërkurën

Deputetët e zgjedhur pritet të mblidhen të mërkurën paradite për të vazhduar seancën konstituive të Kuvendit, e cila mbeti e…

13 minutes ago

Integrimi evropian/ Presidenti Begaj mesazh mazhorancës dhe opozitës: Përmbushni përgjegjësitë

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i përcolli një mesazh të posaçëm Kuvendit të Shqipërisë në hapjen e…

19 minutes ago

Vozitën në mënyrë të pakujdesshme, ndalohen 11 shoferë, 10 prej tyre pa leje drejtimi

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në vende të ndryshme në gjithë territorin e shtetit, oficerët e…

26 minutes ago