Largimi i papritur i Eglit nga shtëpia vazhdon të ndikojë te banorët, veçanërisht te Gjesti, me të cilin ajo ka pasur një marrëdhënie të luhatshme gjatë qëndrimit të saj në lojë.
Në rrjetet sociale, po qarkullon një video nga nata e kaluar, ku Gjesti, i shtrirë në dhomën e gjumit, duket sikur flet përgjumësh me Eglin, duke i drejtuar mesazhe emocionale si të ishte ende pjesë e shtëpisë.
Në këtë moment të sinqertë dhe të pazakontë, ai shprehet:
“Gjumin e mirë, Egli. Besom që kam me i kry do gjëra për ty. Mbaje mend këtë send. Gjumin e ëmbël. Shpresoj që e ke gjetur familjen mirë e edhe ti vetë je mirë, e di që ke me qenë e mirë. Të lutem, dërgoma një video për ‘Prime’, duke qeshur, të shoh që je mirë. Të lutem, vetëm këtë bëje për mua. Se kjo lojë është e fëlliqur dhe duhet t’ua dridh. Të premtoj që do jua dridh keq. Gjumin e ëmbël”.
Ky moment ka ngjallur reagime të shumta mes shikuesve, të cilët e kanë parë si një shenjë të lidhjes së fortë emocionale që Gjesti dhe Egli kishin brenda shtëpisë.
Megjithëse raporti i tyre ishte shpesh i mbushur me tensione dhe mosmarrëveshje, duket se largimi i saj ka lënë një boshllëk tek ai.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Egli do t’i përgjigjet kësaj kërkese të Gjesti dhe nëse do të dërgojë një mesazh gjatë spektaklit të radhës.
Lojtarët vazhdojnë të përballen me sfida të reja brenda shtëpisë, por për Gjestin, duket se prania e Eglit vazhdon të ndihet edhe pas largimit të saj.
Vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore të Serbisë në Kosovë ka nxitur diskutime në Komisionin parlamentar për Çështje të Sigurisë…
Ditën e sotme, Bordi i Transparencës, ka vendosur çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në vend, në…
Shoqata Kombëtare e Transportit Urban kundërshton rritjen e propozuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) nga 20% në 21%…
Ndotja e ajrit vazhdon të jetë një nga sfidat kryesore mjedisore dhe të shëndetit publik në Kosovë. Kështu vlerëson Avokati…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare të mërkurën, më 11 nëntor 2026. Seanca do të mbahet…
Një aksident i rëndë me pasoja tragjike është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në juglindje të Bullgarisë, ku rreth…