Pas hyrjes në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’, aktori i njohur i humorit Donald Veshaj u vu në qendër të mediave rozë për historinë e tij të dashurisë me moderatoren Bora Zemani dhe më pas me këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Zhvillimet që ndodhën në jetën e tij private pas daljes nga shtëpia e ‘Big Brother’ gjithashtu shkaktuan jo pak zhurmë në rrjet dhe po komentohen ende gjerësisht.
Ai kohët e fundit ka qenë tejet i komentuar për marrëdhënien me prezantuesen Bora Zemani.
Kjo për shkak të një postimi të bërë në rrjette sociale, ku u shpreh se është penduar për atë që ka bërë në ‘Big Brother’ dhe se shpreson që ‘bora’ të shkrihet sërish.
Ndërkohë, një reagim në internet u bë edhe nga vet moderatorja duke treguar se momentalisht nuk ka asgjë mes tyre.
Sakaq, krijuesi i hitit “Nuk je” në një postim të bërë ditën e sotme mori vëmendje të madhe me përshkrimin.
“Thjesht bëni atë që ju bën të lumtur”, tha ai, duke ngjallur reagimin edhe të fansave të Beatrixit të cilët janë hedhur në sulm ndaj tij.
Kujtojmë që Veshaj nisi një romancë të re dashurie me këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila përfundoi menjëherë pas spektaklit.
Lidhja e tyre nisi mes një raporti të komplikuar që kishte me Zemanin.
Dashi Mos jini shumë xheloz në raport me partnerin/en, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të ruani hapësirat…
Një aksident tragjik ka ndodhur në Afganistan. Siç raportohet më shumë se 70 persona, përfshirë 17 fëmijë, u vranë në…
Pas zhvillimeve të fundit diplomatike mes SHBA-së dhe Rusisë në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, Papa Leone…
Një efektivi policie i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e…
Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka…
Markus Rashford mbërrin në Barcelonë me ambicie të qarta dhe fjalë të ngrohta për shokun e tij të skuadrës Lamine…