Një nga pasionet më të mëdha të çiftit shumë të dashur shqiptar, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, janë udhëtimet. Ata kanë treguar në rrjetet sociale se u pëlqen shumë të eksplorojnë vende e kultura të reja, e shpesh ndajnë me ndjekësit e tyre eksperienca e tyre nga udhëtimet që bëjnë. E së fundmi, dyshja ka zgjedhur Italinë, më konkretisht Siçilinë. Prej disa ditësh, ata ndodhen në shtetin fqinj, ku mesa kemi kuptuar nga postimet në Instagram, janë vetëm të dy. Pas udhëtimit të bukur me djemtë e tyre në Greqi, duket se këtë herë kanë zgjedhur t’i dedikojnë kohë vetëm njëri-tjetrit.
Arbana ka vendosur t’i bëjë një surprizë shumë të bukur Eduartit, duke e çuar në vendin ku është xhiruar filmi i tij i preferuar, Il Padrino. Teksa ka ndarë një video të tij nga Forza d’Agro në Instastory, moderatorja shkruan “Solla dashurinë time në sheshxhirimin e tij të preferuar (Il padrino)”. E kush nuk do e donte një surprizë të tillë. Aq më pak Eduarti, që është regjisor.
None found
Vesa dhe Big Basta kanë folur hapur për marrëdhënien e tyre, thashethemet për një ndarje të mundshme dhe planet për…
Një tragjedi e rëndë ka tronditur Plant City në Florida, ku një baba 34-vjeçar ka vrarë gruan dhe tre fëmijët…
Sot, më 20 nëntor, shënohet 33-vjetori i një prej tragjedive më të rënda ajrore në historinë e Maqedonisë së Veriut.…
Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në kushte kur ekziston një…
Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka lëshuar akuza të forta ndaj Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si një…
Një moment emocionues dhe krejtësisht i papritur ka ndodhur në Parlamentin e New South Wales në Australi, ku deputeti liberal…