showbiz

Getoari e hap zemrën para Albës me një rrëfim të pazakontë, tregon si i doli shpirti nga trupi dhe u kthye prapë në jetë

Banori i Big Brother VIP Kosova, Getoari, ka ndarë me publikun një nga momentet më të vështira dhe dramatike të jetës së tij.

Ai ka treguar për Albën një përvojë jashtëzakonisht të fuqishme, ku sipas tij, shpirtin e kishte ndjerë duke u larguar nga trupi.

“Në atë moment kur ika nga trupi, në atë qetësi, pa asnjë zhurmë, më doli një figurë. I pati sytë krejt zi, flokët pak si të gjata dhe më shikoi e më tha ‘s’është koha’. Si ka thënë ashtu, s’kam parë asgjë dhe jam zgjuar në klinikë atje në Spanjë, kanë qenë mjekët duke ma kthyer jetën”, rrëfeu ai.

Getoari përshkroi gjithashtu ndjesinë e çuditshme të trupit dhe shpirtit: “Menjëherë e ndjeva të ftohtin, më dukej trupi im shumë i vogël për shpirtin tim, si i bllokuar në trup”, tha ai, duke shtuar se ky moment e ka shokuar, por edhe e ka bërë më të vlerësojë jetën dhe shëndetin.

Ky rrëfim i hapur i Getoarit ka lënë një gjurmë tek banorët e tjerë dhe tek publiku, duke treguar se edhe personazhet e reality-shows mund të përballen me sfida të jashtëzakonshme personale dhe momente reflektimi mbi jetën dhe vdekjen.

Tags: bbvkgetoari

të fundit

Vendimet e mbledhjes së qeverisë/ Rritet paga minimale në 50 mijë lekë, hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm

Vendimi për rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë, hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.…

34 seconds ago

Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë, Bahamas njeh Kosovën si shtet!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Komonuelthi i Bahamas ka njohur Kosovën si shtet…

22 minutes ago

Pas dy orësh në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Benet Beci del nga SPAK/ Kryebashkiaku i Shkodrës “kyç” gojën para gazetarëve

Kryetari i Bashkisë Shkodrës, Benet Beci, u paraqit pasditen e së premtes (19 dhjetor) në Prokurorinë e Posaçme, ku qëndroi…

42 minutes ago

“Turp”, gati 5 orë mbledhje në Këshillin e Mandateve/ Zbardhet debati, Bardhi-Peleshit: Nuk ju përgjigjet Rama në telefon, dhe shtyni mbledhjen

Mbledhja e Këshillit të Mandateve e mbajtur për të diskutuar heqjen e imunitetit të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, u…

56 minutes ago

Pas betimit mes kaosit në Kuvend, Endrit Shabani merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit

Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani, ka marrë sot (19 dhjetor) zyrtarisht detyrën, një ditë pas betimit të tij…

1 hour ago

Shtyhet pa datë mbledhja e Këshillit, deputetët marrin “USB” me 10 mijë faqe “prova” për Belinda Ballukun

Mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin është shtyrë pa afat dhe nuk dihet se kur do të vendoset se…

2 hours ago