showbiz

Getinjo ndan një histori sa të trishtë, aq edhe frymëzuese për gjyshin e tij

Getinjo ndau disa momente shumë personale dhe emocionale në Instagram, ku tregoi gjendjen e rëndë shëndetësore të gjyshit të tij. Reperi publikoi një foto nga spitali, ku shihej pranë gjyshit të shtrirë në shtrat, i lidhur me aparatura mjekësore.

Reperi tregoi përmes një shkrimi prekës se gjyshi i tij ka pësuar një goditje në tru dhe ka mbetur i paralizuar në gjysmën e trupit:

Të lidhura

None found

“Gjyshi im, pas një sulmi në kokë, mbeti gjysmë i paralizuar dhe me shumë mundim, e vetmja fjalë që arriti të shkruante në letër ishte fjala ‘Ndihmë’. Zoti e ndihmoftë!”

Në një tjetër story, Getinjo reflektoi më gjatë mbi fuqinë e jetës dhe dëshirën për të jetuar, sidomos te brezi i vjetër që ka përballuar humbje, vështirësi dhe dhimbje:

“Kur një plak 85-vjeçar, i cili ka përcjellë në varr dy djemtë e tij, vazhdon ta dojë jetën dhe kërkon ndihmë sepse ka ende dëshirë të jetojë, të tregon sesa e ëmbël është jeta. Ne, brezi i sotëm, shpesh ankohemi: ‘s’jetohet’, ‘jeta është e vështirë’, njëra kështu, tjetra ashtu. Kënaquni, sepse shpejt vjen një moment ku nuk kthehesh më.”

Histori të tilla, sado të vështira, na kujtojnë sesa e brishtë dhe njëkohësisht e çmuar është jeta dhe sa shumë kemi për të mësuar nga ata që e kanë jetuar më gjatë se ne.

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

6 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

6 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

6 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

6 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

6 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

6 hours ago