Rrjetet sociale ditët e sotme janë diçka e pandashme e rutinës sonë. Por, gjithashtu e dimë se përveç të mirave kanë edhe shumë anën negative që ndikojnë në shëndetin tonë mendor.
Shpesh personazhe të njohur kanë dalë publikisht dhe kanë folur për këtë tematikë, madje shumë prej tyre edhe janë zhdukur përkohësisht nga ato.
Një gjë të tillë ka bërë edhe Getinjo së fundmi, ku ka lajmëruar se do të largohet nga rrjetet e tij sociale për shkak se po kalon një periudhë depresioni.
“Përshëndetje njerëz të dashur, uroj që jeni mirë krejt. Unë do të largohem pak nga rrjetet sociale për arsye personale! Kam pak një fazë depresioni dhe më duhet të jem pak larg këtyre aplikacioneve! Ju dua. Qëndroni pozitivë”, ka shkruar Getinjo në Instastory.
Ndërkohë përpos kësaj në rrejt u përfol edhe se ai dhe Vivien Thano i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Këtë temë e ka prekur pakëz Geti në statusin e tij në Instagram ku lë të kuptojmë që i kanë dhënë pak kohë njëri-tjetrit.
“Dhe sa i përket lidhjes me Vivin. S’ka të bëj me këtë punë asgjë. Thjesht kam nevojë të rri vetëm dhe të bëj një pushim nga të gjitha gjërat. Dashuri”, ka përfunduar reperi.
Vivien, e cila ka postuar në Instastory një screenshot, gjatë një bisede në Facetime me reperin, duke shkruar:
“Tuni im ka nevojë për pak qetësi. Ju lutem na respektoni”
Një situatë mjaft e rënduar është regjistruar prej orëve të pasdites në të gjitha akset rrugore që përshkojnë qarkun e…
Qeveria rumune denoncoi sot një "fushatë të gjerë informacioni të rremë" në mediat sociale, veçanërisht në Telegram, që synonte "ndikimin…
Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se është i hapur për një marrëveshje që do të përfshinte sipas tij përfundimin…
Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën paraardhësin…
Rusia ka ndaluar një anije cisternë nafte në pronësi të shteteve anëtare të NATO-s, e cila po nisej nga këto…