showbiz

Gerta Gixhari rrëfen ‘prapaskenat’ e incidentit me Gjestin: Ja pse e laga me shampanjë

Gerta Gixhari ishte këtë pasdite e ftuar në “Ftesë në 5”, në një intervistë ekskluzive pas daljes nga Big Brother.

Ndër të tjera ajo rrëfeu emocionet e përjetuara në shtëpi, duke treguar se e merrte malli për familjen, por për t’iu fshehur kamerave, futej në tualet dhe qante.

Gerta foli edhe për incidentin që pasoi me zarf të zi, kur i hodhi Gjestit shampanjë në sy.

“Gjestin të gjithë e kanë bullizuar në shtëpi dhe mua më dukej shumë e rëndë, duke qenë se jam nënë dhe tani bullizimi në shkolla është shumë i lartë dhe fëmijët hasin një problem shumë të madh, historitë e bullizuese unë i kam dëgjuar edhe jashtë asaj shtëpie. Nëse ka pasur pika që mua më kanë prekur shumë kanë qenë bullizimet. Në momentin që ai është bullizuar mua më ka ardhur për së brendshmi për ta mbrojtur. Nga ana tjetër e gjithë situata me Gjestin është marrë më shumë seriozisht nga banorët e tjerë, duke hyrë në këto grackat e vogla dhe provokimet e vogla që bënte.

Unë i konsideroja si lojëra fëmijësh, ndërsa fëmijët i morën shumë seriozisht, e ndaj ai doli në fund ai që doli. Ata nuk kishin mundësi që t’ia kthenin. Unë do preferoja që të qëndronim te lojërat e Gjestit dhe jo te serioziteti i tij si lojtar. Dhe kjo ishte e bukura te Gjesti, lojërat. Për çështjen e shampanjës, ishte jo që unë të bija në provokimin e Gjesti, por duke qenë se ai luante në këtë mënyrë, edhe unë luajta. Unë doja ta ktheja në lojë, nuk u nisa për ta lënduar”, u shpreh ajo.

Eksperiencën e saj në Big Brother ajo e ka cilësuar: E paharrueshme!

të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagosen tre të rinj dhe një grua që shiste qirinj (VIDEO)

Këtë të shtunë, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Laçit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se si…

20 minutes ago

Berisha në Gramsh: Rrugët kanë mbetur siç i lamë në vitin 2013, shëndetësia është kthyer si në vitin 1960

Ditën e sotme, në një takim elektoral në Gramsh, kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi qeverinë se ka abuzuar me…

45 minutes ago

Panik gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë, shqiptari tenton të hapë derën e avionit!

Një ngjarje e rëndë, e cila u parandalua në kohë, ka ndodhur gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë. Shqiptar i Kosovës që do…

1 hour ago

Alba i hedh Limit rrobat nga dritarja/ Çfarë ndodhi tek “Ferma Vip” (VIDEO)

Marrëdhënia e Albës dhe Limit, duket mjaft e komplikuar së fundmi pasi vetë fermeri në prime, është shprehur se nuk…

2 hours ago

Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi në Tiranë/ Hetimet drejt zbardhjes së krimit, doreza gjysmë e djegur…

Një dorezë gjysmë e djegur që u përdor nga autori i vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi, mbrëmjen e 12 janarit…

2 hours ago

Aksident i frikshëm në Vlorë/ Makina bie në lumë, brenda 35-vjeçarja me dy fëmijët e saj (FOTO)

Paraditen e sotme rreth orës 10:40, një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Lepenicë të Vlorës. Sipas informacioneve policore,…

2 hours ago