showbiz

George Clooney: Amerika është në një moment të vështirë, por jo në më të keqin në histori

Në një intervistë për gazetarin e njohur Anderson Cooper në CNN, aktori dhe regjisori George Clooney foli për shfaqjen e tij në Broadway “Good Night, and Good Luck”, si dhe për klimën politike e shoqërore aktuale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shfaqja është e bazuar në ngjarje të vërtetë – përplasjen e gazetarit legjendar Edward R. Murrow me senatorin Joseph McCarthy gjatë kohës së “gjuetisë së shtrigave” kundër komunistëve – dhe sipas Clooney-t, ky kontekst historik është pikërisht ajo që po tërheq audiencën e gjerë sot.

“Në çdo shfaqje po vijnë shumë njerëz. Mendoj se ata ndiejnë nevojën të jenë bashkë në një hapësirë ku mund të dëgjojnë dhe të reflektojnë për atë se kush jemi kur jemi në versionin më të mirë të vetes. Dhe kjo është gjë e mirë. Mendoj se po u japim njëfarë lehtësimi, sepse shumë njerëz – ndoshta edhe nga ata që janë këtu sonte – ndihen sikur po jetojmë në versionin më të keq të vetes si shoqëri”, tha ai.

Edhe pse i vetëdijshëm për klimën pesimiste, Clooney nënvizoi se Amerika ka kaluar kohë më të errëta në të kaluarën.

“Po, ky është një moment zhgënjyes dhe për shumë njerëz edhe frikësues. Por unë mund të them me siguri se kemi kaluar periudha shumë më të vështira. Në vitin 1968, thuajse çdo qytet në Amerikë digjej. Garda Kombëtare kishte rrethuar Shtëpinë e Bardhë dhe Kapitolin. Kishim humbur Martin Luther King-un dhe Bobby Kennedy-n. Pra, kjo nuk është hera e parë që kalojmë kriza të thella”, theksoi aktori.

Duke komentuar mbi profesionin e gazetarisë, Clooney u shpreh se sot është më e vështirë dhe më e rrezikshme se kurrë të jesh gazetar.

“Është e frikshme të jesh gazetar sot. Profesioni juaj është nën sulm. Shumica e mediave po përballen me presione dhe sulme të vazhdueshme. Kjo ndodh zakonisht kur në skenë dalin figura demagogjike. Sulmet e para shkojnë për gazetarët, sepse përmes tyre njerëzit marrin informacionin”, tha ai.

I pyetur nëse beson se trumpizmi do të mbijetojë edhe pas një mandati të dytë të Donald Trumpit, Clooney u përgjigj prerë: “Jo, nuk mendoj. Mendoj se do të jetë shumë e vështirë. Mbani mend këtë: Donald Trump është një figurë e famshme. Ai është një ‘celebrity’. Ka yllin e tij në ‘Hollywood Walk of Fame’. Unë nuk e kam. Dhe nuk e kërkoj – thjesht po e them”.

Kur Cooper u përpoq të bëjë një shaka për këtë, Clooney shtoi: “Ai është një yll televiziv dhe njëkohësisht president i Shteteve të Bashkuara. Dhe u zgjodh në mënyrë të ligjshme dhe të drejtë. Nuk po ankohem – kjo është mënyra se si funksionon demokracia. Por ai është gjithashtu karizmatik dhe për ata që e duan, është edhe qesharak. Për shumë të tjerë, jo”.

Sipas Clooney-t, e ardhmja e trumpizmit do të varet nga aftësia për të gjetur një figurë tjetër me të njëjtin ndikim: “Kur gjithçka të përfundojë – dhe do të përfundojë – ata do të duhet të gjejnë dikë tjetër që të mund ta përcjellë të njëjtin mesazh me të njëjtin lloj karizme. Dhe një person të tillë nuk e kanë”.

të fundit

Horoskopi 16 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Për çiftet dita do jete paksa delikate. Do ndiheni te plogësht dhe nuk do keni aspak dëshirë te merreni…

3 hours ago

Pas debateve në Kryesinë e PD, Ervin Salianji nuk ndalet, njofton takimin me demokratët e Elbasanit

Ervin Salianji do vijojë me takimet me strukturat e Partisë Demokratike. Kësaj here ish-deputeti do takohet me demokratët e Elbasanit.…

3 hours ago

Trump optimist për paqen në Ukrainë: Është më afër se kurrë! Patëm një bisedë shumë të mirë me udhëheqësit evropianë

Donald Trump u shfaq optimist se paqja në Ukrainë është më afër se kurrë gjatë një ceremonie medaljesh në Zyrën…

3 hours ago

Salianji i përgjigjet Nokës: Nuk kërkoj funksion në PD, nuk kam as rrogë, as privilegje

Ervin Salianji, anëtar i kryesisë së PD-së, i ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, përgënjeshtroi deklaratën…

3 hours ago

I dha fund jetës pasi u vetëdogj në makinë, policia jep njoftimin: 27-vjeçari doli sot nga shtëpia! Familjarët pohojnë se vuante nga depresioni prej 3 vitesh dhe po trajtohej

Policia e Vlorës ka dhënë detaje zyrtare për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Qafën e Llogarasë, ku një person…

3 hours ago

I dha fund jetës duke u djegur në makinën e tij, ky është ish-polici Artjon Xhelo/ Si problemet me depresionin u bën shkak për largimi nga puna të 32-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme (15 dhjetor) në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku një…

4 hours ago