Gazetarja sportive Qeqa Krelani ka bërë së fundmi një postim në rrjetin social Instagram, ku ka zbuluar se ka marrë ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”, por e ka refuzuar.
“Jam shumë e lumtur që kam refuzuar ftesën të qenë pjesë e “BIG BROTHER VIP” i pifsha vetes ujë për shëndet. Vendimin më të mirë që e kam marr.”- shprehet ajo.
Sakaq Krelani ka shtuar se në atë shtëpi promovohen abuzues mental, gënjeshtar në emër të dashurisë, bullizues, torturues dhe të gjithë janë për vepër penale.
“Në këtë shtëpi promovohen abuzues mental, gënjeshtar në emër të dashurisë, bullizues, torturues, njerëz që me këto sjellje i kisha deponu në kategorinë për “Vepër Penale”. Nuk ka nevojë më të dal gjak nga trupi për me marr masa, ose me e kuptu torturën apo dhembjen që po ushtrohet në këtë “kopsht zoologjik”. Po me vjen turp kush po e përfaqëson Kosovën e gjithë Shqipërinë aty brenda.
Arsyetimi që “Kjo është lojë” është turpërues. Po më vjen turp për juve. As në lagje nuk kisha desht me iu pas. Se lërë në një shtëpi 24/7. Prej sot vota ime ka me qenë kundër këtij formati sepse E KENI TEPRU”, shkruan ajo.
Pas shqetësimeve të para për gjendjen shëndetësore të banores Alba Pollozhani, produksioni i “Big Brother VIP Kosova” ka publikuar një…
Arbër Paplekaj, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur më 21 Prill të 2021 në qytetin e…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se çështjen e Avokatit të Popullit, do ta çojnë në…
Një situatë e papritur ka tronditur shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” gjatë ditës së sotme. Banorja Alba Pollozhani ka…
Seanca e sotme e tensionuar në Kuvend, është shoqëruar edhe me debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Teksa Gazment…
Pas disa ditësh spekulimesh që pushtuan rrjetet sociale dhe portalet online, duket se lajmet për një ndarje mes këngëtares së…