showbiz

Gazetari Osman Stafa, ndan momentin e propozimit për martesë me vajzën e zemrës

Një moment i veçantë ka shënuar jetën personale të gazetarit Osman Stafa. Përmes një surprize romantike në bregdet, ai i ka propozuar për martesë partneres së tij, Kristina Belba, e cila i ka thënë “Po”.

Vetë gazetari ka ndarë lajmin me ndjekësit në rrjetet sociale, duke publikuar pamje nga propozimi mes luleve të bardha, qirinjve dhe perëndimit të diellit.

Të lidhura

None found

“Ajo tha: ‘Po.’ 😍 Është fryma, që kur s’e ke, nuk jeton. Është ajo, më e bukura e dheut. Kristina ime. Të dua”, shkruan Stafa krahas videos së publikuar në Instagram.

Osman Stafa është një nga zërat më të njohur të gazetarisë shqiptare, i angazhuar prej vitesh në denoncimin e problematikave sociale, veçanërisht atyre që lidhen me sistemin publik shëndetësor. Së fundmi, ai është bërë edhe një nga figurat më të spikatura të protestës qytetare që prej 26 ditësh zhvillohet në Tiranë.

Pak javë më parë, gjatë një interviste në emisionin “S’e luan topi”, gazetari foli rrallë për jetën e tij private dhe partneren, Kristina Belba.

“Ajo pa te unë jo bukurinë, ndaj e vlerësoj”, u shpreh ai me humor dhe dashuri.

Në të njëjtën intervistë ishte vetë Kristina ajo që zbuloi se çifti planifikonte të shpallte fejesën në fund të muajit. Ndërsa Osman Stafa iu përgjigj me batutë:

“Derisa e thotë Kristina, është e vërtetë, por shpalljen e fejesës do ta bëj në protestë.”

Mesa duket, surpriza erdhi pak më ndryshe nga sa ishte paralajmëruar. Propozimi romantik tashmë është bërë realitet dhe Kristina ka thënë “Po”, duke shënuar nisjen e një kapitulli të ri për çiftin.

të fundit

Kuçi warns: Serbia and Russia’s glorification of Ratko Mlladiq risks fueling new criminals

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Gurakuç Kuçi, ka ngritur shqetësimin për glorifikimin e personave të dënuar për krime lufte, duke…

3 minutes ago

Flights suspended over Albanian airspace/Tirana Airport: Affected passengers being assisted, staff on standby

Njoftim Për shkak të një problemi teknik të përkohshëm në sistemin e monitorimit të trafikut ajror nga Albcontrol, fluturimet në…

4 minutes ago

Putin and Xi Jinping to Discuss the “Power of Siberia 2” Gas Pipeline

Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me homologun e tij kinez Xi Jinping në kuadër të samitit të Organizatës…

4 minutes ago

Zelensky Calls for Increased Drone Strikes on Russia, Targeting 1,000 Hits a Day

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se kishte urdhëruar forcat e armatosura të vendit të rrisnin sulmet me dronë…

5 minutes ago

Alarm over gasoline in Russia as Ukrainian drone strikes ‘paralyze’ refineries

Prodhimi i benzinës në Rusi ka rënë ndjeshëm në fund të gushtit, duke arritur në rreth 70% të nivelit të…

5 minutes ago

Si e priti Bebe Rexha surprizën e familjes gjatë performancës së saj në emisionin “Today”?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka performuar ditën e sotme në Manhattan të New Yorkut, si e ftuar…

5 minutes ago