Categories: showbiz

Gara e fortë për “Big Brother VIP” ka nisur, kush do ta prezantojë spektaklin e famshëm

“Big Brother VIP” do të fillojë së shpejti dhe ky lajm është tashmë i konfirmuar. Ditën e djeshme vetë televizioni “Top Channel”, zbuloi se janë hapur audicionet për spektaklin e famshëm, që pritet prej disa vitesh. Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit spektakli do të bëjë pjesë të shtëpisë më të madhe njerëz të famshëm, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme.

“Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj.

Të lidhura

None found

Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme”, thuhet në një njoftimin e “Top Channel”.

Por tashmë mbetet në pikëpyetje se kush do e drejtojë spektaklin. Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbana Osmanit, por këtë herë mesa duket do të hyjnë në garë të tjera figura të njohura të “Top Channel”. Burime për “Anabel” kanë bërë me dije se mes vajzave të ekranit ka nisur një garë në distancë për këtë format.

Deri më tani po përfliten disa emra si Fjoralba Ponari, Bora Zemani etj, por pretendentet kryesore për drejtimin e spektaklit janë Arbana Osmani dhe Luana Vjollca.

Për momentin Arbana Osmani është në përfundim të ciklit të “Dua të të bëj të lumtur”, ndërsa Luana nuk i ka nisur ende përgatitjet për “Shiko kush luan”. Po ashtu ajo emisioni dating, “Take me out”, që ishte planifikuar më herët, thuhet se nuk do të bëhet.

Nga ana tjetër Arbana Osmani nuk u shpreh shumë e sigurt pak vite më parë nëse do t’i rikthehej drejtimit të “Big Brother”. Por në 2020-n ajo e la të hapur mundësinë për një rikthim, por nuk la të kuptohej nëse do të ishte apo jo prezantuesja.

Siç duket gara do të jetë realisht shumë e fortë deri në fund, ndaj po presim me padurim të mësojmë se cila do të jetë moderatorja e re e spektaklit. Kushdo që ta marrë drejtimin e sigurt është që do ja dalë mbanë në mënyrën më të mirë, sepse të gjitha këto moderatore e kanë vërtetuar se janë shumë të zonjat, sidomos për spektaklet e mëdha.

të fundit

Pedro Porro mban fjalën e dhënë në fëmijëri, i dhuron gjyshit medaljen e artë të Botërorit

Futbolli shpesh shkruan historitë më të bukura, dhe një nga më emocionalet vjen nga futbollisti i ekipit kombëtar të Spanjës…

11 minutes ago

LIVE/ Kuvendi vijon seancën, qytetarët protestojnë jashtë dhe nuk tërhiqen as pas dhunës së policisë

Ndërsa vjedhjet e telefonave në rrugë po shtohen në qendrat kryesore turistike në Evropë dhe Amerikën e Veriut, policia dhe…

15 minutes ago

LIVE – Kuvendi vijon seancën, qytetarët nuk ndalin protestën jashtë pavarësisht dhunës së policisë

Makinat elektrike janë bërë dukshëm më të lira në Evropë gjatë pesë viteve të fundit, me barazinë e çmimeve midis…

15 minutes ago

LIVE/ Kuvendi zhvillon seancën, qytetarët vijojnë protestën jashtë dhe nuk zmbrapsen as pas dhunës së policisë

Studentët po përpiqen të kuptojnë se si të përgatiten për një fuqi punëtore të ardhshme të riformësuar nga inteligjenca artificiale…

15 minutes ago

Sony heq dorë nga disqet fizike për lojërat e reja të PlayStation duke nisur nga janari 2028

Sony njoftoi sot se do të ndalojë publikimin e lojërave të reja për "PlayStation" në disqe fizike duke filluar nga…

16 minutes ago

Avdullahu dënohet me 4 muaj burg, Gucati: Të shërbejë si mësim për fyerjet në rrjetet sociale

Eqrem Avdullahu është dënuar me 4 muaj burgim për kërcënim nga kreut të OVL-UÇK-së Hysni Gucati. Këtë vendim i mirëpriti…

16 minutes ago