Edicioni i katërt i “Big Brother VIP” ka ardhur me disa risi këtë sezon. Përveç faktit që shtëpisë i janë bashkuar edhe personazhe jo publikë, në shtëpinë më të famshme ndodhen edhe 6 kuti me avantazhe, të cilat banorët mund t’i përfitojnë.
Gjatë spektaklit të parë të këtij edicioni të BBV, Ledion Liço paralajmëroi se me hapjen e kutisë mund të vijë dhe një dënim.
None found
“Kam një porosi të rëndësishme për t’iu dhënë. Në led do të shfaqen disa kuti që mund t’i keni vënë re në korridor teksa hynit brenda në Big Brother. Siç e shikoni aty janë 6 kuti emergjence, secila prej kutive përmban: një biletë kthimi, çek me vlerë 5000 euro, unazë, informacion nga jashtë, ftesë për personin e zemrës dhe imunitet. Për të përfituar një nga këto avantazhe, duhet të thyeni xhamin, por kujdes! Bashkë me avantazhin vjen edhe një dënim, që mund të jetë individual, ose edhe për të gjithë shtëpinë. Ndaj mendojeni mirë, disa herë, nëse dëshironi të thyeni njërën prej kutive apo jo”, tha Ledion Liço.
Ndërkohë mbrëmë ka qenë G-Bani, ai që theu i pari një nga këto kutitë e emergjencës, atë me vlerë 5000 euro.
“Ishalla ka penalizim kolektiv, për të gjithë. Imunitet nuk more se nuk desha, vajtje-ardhje…”, tha reperi pasi theu kutinë.
Ndërkohë pasi e lexoi zarfin, banorët e tjerë e pyetën se çfarë kishte të shkuar dhe ai u tha:
“Sapo humbe të drejtën të fitosh çmimin e madh”.
Livia e pyet: “E ça i bie se do dalësh?”, e G-Bani: i përgjigjet: “Po”.
Më pas Rozana lexon përmbajtjen e plotë të zarfit:
“Ti sapo humbe të drejtën për të fituar 100 mijë euro të çmimit të madh në rast se do të jesh ti fituesi i çmimit të madh”.
Tensionet gjatë protestës janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të godinës qeveritare. Në përgjigje, policia…
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Manati, pranë lagjes Gurra. Një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një i…
Një i ri pjesëmarrës në protestë, ka deklaruar se protestuesit nuk do të tërhiqen nga sheshi deri në largimin e…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Indinë, ku një grua 33-vjeçare dhe djali i saj vetëm 6 vjeç kanë humbur…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, nuk ndodhet as në stol me Bërnlin, ndërsa më 31 tetor luhet sfida me…
Jo vetëm autobot me ujë me presion , forca policie të shtuara apo gaz lotsjellës, por mbi Kryeministri janë vendosur…