Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, duket se nuk është më beqar. Prej disa muajsh, ai po shijon një romancë me moderatoren sportive nga Kosova, Lorina Dula.
Burime për “Panorama Plus” bëjnë me dije se lidhja mes tyre është mbajtur larg vëmendjes së publikut, me çiftin që ka preferuar diskrecionin. Megjithatë, disa detaje nuk kanë kaluar pa u vënë re.
Lorina jeton në Prishtinë dhe është figurë e njohur në median sportive, pasi drejton një emision në “Klan Kosova”.
Prej nëntorit të vitit të kaluar, ajo është parë të ndjekë ndeshjet e Kombëtares shqiptare nga afër, duke treguar mbështetje të hapur për kuqezinjtë – shpesh edhe me pozime në rrjete sociale ku mban veshur fanellën e ekipit.
Në kuadër të operacionit “Apartamentet”, policia e Tiranës, ka vënë në pranga një 57-vjeçare të shpallur më herët në kërkim,…
Dalin pamjet nga vendi ku u gjet i varrosur Enver Bajraktari, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familja e…
Gjykata e Dibrës, ka vendosur shtrimin e detyrueshëm në një spital psikiatrik për të riun Itles Sula, i cili pak…
Raportet mes Gjestit dhe Stresit duket se kanë hyrë në një fazë të ftohtë, pas publikimit të videos virale ku…
E ardhmja e Gianluigi Donnarumma te Paris Saint-Germain mbetet e paqartë, ndonëse ai ka qenë një nga lojtarët kyç në…
Një shpërthim i virusit chikungunya, i transmetuar nga mushkonjat, është regjistruar në provincën Guangdong të Kinës, me mbi 7,000 raste…