Categories: showbiz

Ftesë në 5”/ Videot intime të personazheve publike, Nini paralajmëron mbylljen përfundimtare të llogarive që i shpërndajnë

Publikimi dhe qarkullimi i videove intime të personazheve publike në vend, si në rrjetet sociale ashtu edhe në telefonat personalë, ishte tema e diskutimit sot në “Ftesë në 5”. Të ftuarit në panel e cilësuan njëzëri këtë veprim si cenim të privatësisë dhe formë të linçimit publik.

Sevim Arbana e quajti ngjarjen një shkelje flagrante dhe tha se me të duhet të merreshin policia dhe strukturat e krimit kibernetik. Ajo theksoi se bëhet fjalë për persona publikë, të cilët i kanë dhënë publikut, ndërsa u shpreh se sharjet dhe hedhja e baltës nga personi që i ka shpërndarë videot nuk mund të quhen gazetari.

Të lidhura

None found

Aldor Nini, drejtues i kompanisë ACROMAX, tha se videot ishin parë dje në një faqe pornografike, por nuk dihet prej sa kohësh ndodheshin aty. Sipas tij, ato cenojnë privatësinë, pasi shfaqin persona gjatë veprimeve private.

Nini shpjegoi se ligji parashikon raste përjashtimore kur publikimi mund të lidhet me tendera ose me interesin publik. Edhe në këto raste, sipas tij, mund të publikohet vetëm aq sa është e nevojshme. Për videot në fjalë, ai tha se nuk sheh vlerë lajmi dhe se ky është problemi më i madh.

Sipas Ninit, materialet janë nxjerrë për të tërhequr vëmendje dhe për të gjeneruar klikime, ndërsa nuk dihet kush i ka publikuar. Ai shtoi se kompania e tij ka punuar për bllokimin e videos dhe paralajmëroi se shpërndarja e saj, përfshirë përdorimin e fotove të marra prej saj, mund të çojë në mbylljen përfundimtare të WhatsApp-it, Instagram-it apo rrjeteve të tjera sociale për personat që e bëjnë këtë.

të fundit

Macron mirëpret mundësinë e rikthimit të Britanisë në BE: “Mirë se vini përsëri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mirëpritur mundësinë që Mbretëria e Bashkuar të rikthehet në Bashkimin Evropian, pas deklaratave të Andy…

56 seconds ago

Nata e 15-të e protestave në Prishtinë, qytetarët vendosin mesazhin “Bac s’u kry

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sonte në natën e pesëmbëdhjetë të protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi…

10 minutes ago

Në Prishtinë analizohet perspektiva evropiane e Kosovës dhe e ardhmja e zgjerimit të BE-së

Rikthimi i zgjerimit në qendër të agjendës evropiane, dallimet mes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për ritmin dhe kushtet e…

10 minutes ago

Milaim Zeka criticizes Vlora Hyseni’s appointment as head of SHISH: Rama made a fatal mistake

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Milaim Zeka komentoi masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.…

18 minutes ago

Channel migrant tragedy: 13 sentenced in France over fatal crossing

Një gjykatë në Paris ka dënuar me burg gjashtë burra për vrasje të paqëllimshme, në lidhje me mbytjen e një…

18 minutes ago

The 123rd protest against the government ends with the call “More tomorrow”; Edi Rama’s resignation demanded

Me thirrjet “Nesër më shumë” ka përfunduar edhe protesta e 123 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët shprehet të…

19 minutes ago