showbiz

Françeska ‘shpërthen’ në lot në mes të show, çfarë e preku modelen?!

Françeska Murati, ish-banorja e Big Brother VIP 3 ishte e ftuar në “S’e luan topi”, ku është surprizuar me një letër nga nëna e saj.

“Unë dhe babi morëm rrugën e emigrimit për një të ardhme më të mirë. Ne jemi munduar t’ju rrisnim dhe t’ju krijonim një fëmijëri të lumtur, jo si fëmijëria jonë. Uroj që t’ja kemi arritur.

Buzëqeshja jote ka qenë lumturia ime më e madhe që shuante çdo mërzi. Unë e di sa të vështirë e ke pasur ti përshtatjen në një shtet tjetër por kjo të ka bërë grua më të fortë. Sot jam shumë krenare për ty, ti Françeska ime je e bukur si jashtë dhe brenda. Mamaja jote do jetë pranë teje duke të ndihmuar në çdo hap. Të dua shumë”-ishte letra e nënës së Françeskës, që e emocionoi shumë.

Françeska u shpreh se ndihet shumë krenare për nënën e saj dhe se është ndjerë shumë keq që ajo nuk e dinte për sëmundjen e bulimisë që ajo kishte kaluar, rrëfim që e bëri brenda shtëpisë së Big Brother.

“Jam me fat që kam një mami si Bana. Kur u bëra nënë e kam kuptuar sa e vështirë është të jesh nënë. I kam thënë ‘o zot kaq shumë me do ti mua’. Mami ka qenë një krah për mua, sidomos kur isha në Big që e mbajti ajo Charlin.

Më erdhi shumë keq që mami nuk e dine për buliminë. Nuk prisja ta rrëfeja por më erdhi natyrshëm, por mendoja sesi do e priste mami. ‘Nuk më ke mërzitur’ tha kur dola ti je vajzë e fortë të dua shumë dhe ishte krenare për mua. Kur mendoj se fëmija im mund të mbajë sekrete të tilla, mendoj se mami nuk e meritonte të mos e dinte që unë po vuaja.“-u shpreh Françeska.

të fundit

Dembele apo Jamal? Buskets voton për ish-shokun e tij të skuadrës: “Topin e Artë” e fiton…

Ousmane Dembele kundër Lamine Jamal. Me më pak se një muaj deri në ceremoninë e Topit të Artë 2025 në…

6 minutes ago

Mashtrimet online për të zhvatur para/ Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve: Shmangni aplikimet

Policia e Shtetit, ka nisur hetimet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që zhvillohen online, për të përfituar para nga…

13 minutes ago

Shyhrete Behluli uron bashkëshortin për ditëlindje: Koha shkon e jeta me ty bëhet gjithmonë më e bukur

Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar ditëlindjen e bashkëshortit të saj, Lulit.…

32 minutes ago

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion, vendimi nxit debate

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke…

34 minutes ago

ChatGPT nxiti 16-vjeçarin drejt vetëvrasjes, përgjigjia e OpenAI për prindërit

Prindërit e 16-vjeçarit Adam Raine, Matt dhe Maria Raine, ngritën një padi kundër OpenAI dhe drejtorit ekzekutiv Sam Altman, duke…

60 minutes ago

Berisha komenton akuzat e Trump ndaj Sorosit: Një Akt historik, ai dhe i biri ndihmuan Ramën për të ngritur narkoshtetin monist në Shqipëri

Ditën e sotme, në konferencën për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e konsideron si një akt historik, vendimin…

60 minutes ago