Një nga çiftet më të njohura të estradës shqiptare Xhensila dhe Besi, nuk kanë konfirmuar e as hedhur poshtë zërat, por pas veprimeve të tyre, fansat janë të sigurt për ndarje, ose të paktën krisje në marrëdhënie.
Ata nuk ndiqen më me njëri tjetrin në Instagram, ndërsa dyshimet janë përforcuar edhe më shumë, pasi dyshja kanë hequr edhe fotot e tyre së bashku, në rrjetet përkatëse sociale.
Së fundmi në rrjet flitet edhe për divorc, por një veprim i dyshes ka ngritur sërish dyshime. Ata kanë hedhur të dy në Instagram foto nga Italia, të dy në koncerte të ndryshme. Këngëtarja dhe aktori janë kujdesur të shënojnë vendodhjen e tyre, mbase për të treguar se nuk janë bashkë, por deri më tani nuk dihet.
Pak kohë më parë çifti u bënë prindër për herë të dytë, pas Ajkës, me një djalë, të cilin e quajtën Amen. Kjo nuk është hera e parë që flitet për një ndarje të çiftit, por duket më serioze se herët e tjera, ndërsa të dy kanë zgjedhur të heshtin.
Sipas të dhënave të KQZ-së për 16% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po prin me 46.77% të votave.…
Kremlini ka konfirmuar se Donald Trump dhe Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike që zgjati 1 orë e 15 minuta,…
Kreu i KQZ, tha se ka nisur zyrtarisht numërimi i votave në shumicën e vendit. Radoniqi tha se deri më…
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd” këtë të diele. Raportohet një automjet i drejtuar…
Pas përfundimit të procesit zgjedhor, tri televizione në Kosovë kanë publikuar rezultatet e exit poll-eve, duke e nxjerr të parën…
Mbyllet procesi i votimit në të gjithë Republikën e Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se deri në përfundimin…