Luana Vjollca është padyshim një ndër emrat më të komentuar të ekranit shqiptar. Ajo është prej rreth 20 vitesh pjesë e spektakleve ne vendin tonë, ku ka nisur si një velinë, ndërsa sot është një ndër moderatoret më të suksesshme.
Pamja e jashtme ka qenë gjithmonë një temë diskutimi përsa i përket Luanës. Ndryshimi i saj në tipare ka ndodhur në sy të publikut edhe pse tendenca për të mohuar ndërhyrjet nuk ka munguar as në këtë rast.
Së fundmi, Luana është bërë pjesë e disa spekulimeve për një video-skandal që po qarkullon ditët e fundit.
Çështja është: është apo jo Luana vajza në videon e zbuluar në telefonin e një nga emrave më të përfolur të botës së krimit në Shqipëri.
Luana ka reaguar për këtë temë duke mohuar kategorikisht se është ajo personazhi në video. Edhe pse debati ka marrë diskutim të gjerë në rrjetet sociale, mjafton tatuazhi në krahun e vajzës në video për ta bërë të qartë se nuk bëhet fjalë për moderatoren.
Bashkangjitur gjeni fotot e Luana Vjollcës kur ishte vetëm 17 vjeç për ta gjykuar gjithësecili vetë, nëse bëhet fjalë për moderatoren./albeu.com/
Dashi Dite edhe me mosmarrëveshje, por edhe me pasion te zjarrte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione…
TikTok njoftoi të enjten se kishte mbyllur një marrëveshje për të krijuar një entitet të ri në SHBA, duke i…
Parlamenti Evropian miratoi me shumicë votash ditën e djeshme (22 janar 2026), një rezolutë që dënon dhunën e ushtruar nga…
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar ndalimin e 109 personave nën dyshimin për një skemë masive të manipulimit të votave…
Timothée Chalamet ka një arsye të fortë për të festuar. Aktori i njohur hollivudian ka shënuar një tjetër moment historik…
Pas fjalimit plot pasion, në të cilin i bëri thirrje Evropës të marrë një rol më të madh në formësimin…