Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil, ka reaguar për herë të parë pasi vëllai i tij, Mentor Palokaj u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen “Arbëria”.
Përmes një postimi në Instagram, reperi emri i vërtetë i të cilit është Viktor Palokaj ka publikuar disa fotografi me të vëllain dhe ka njoftuar se ceremonia mortore do të bëhet më 6 mars.
Në reagimin e tij prekës, Unikatili shkruan po ashtu se nuk ka qenë pranë të vëllait në momente e fundit të tij të jetës, pasi ai ka kërkuar që të mos e njoftojnë.
POSTIMI I PLOTË:
My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë. Ti m’dashte mà shumë se veten, e edhe une ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshun, pozitiv e sy patrembun. Trimi i êm!!! Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me me tregú mú sepse ke pasë brengë po pësoj aksident tu u ngutë me ardhe te ti. Përjetove gjôna që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm n’ôndrra. Zemra ême u thý në miliarda copa !! Përshëndetja e fundit jipet të Enjten (06.03.2025) prej orës 9 te restaurant Fenix n’Klinë. Varrimi të njëjtën ditë në orën 13:00 te varrezat e kishës së Gjurakoci
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ndërmarrë vendimin drastik për të pushtuar plotësisht Gazën. Sipas asaj që mediat e huaja…
Nga Enver Robelli Ky burri me qese në dorë dikur ka qenë politikani më me ndikim në Republikën e Kroacisë.…
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka propozuar që aplikantët për viza biznesi dhe turistike të dorëzojnë garanci deri në 15.000…
Ministria e Mbrojtjes holandeze njoftoi të hënën se vendi do të dhurojë 500 milionë euro në kuadër të këtij mekanizmi…
Peggy Gou ishte ndër DJ-të më të njohur ndërkombëtarë që performoi para mijëra spektatorëve në edicionin e sivjetëm të Festivalit…
Një tërmet me magnitudë 2.7 ballë u regjistrua në orën 16:14 në rajonin e Tetovës, 5 kilometra në jug-juglindje të…