Pas lajmit tronditës që aktori Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij, Belina Pupa, janë përfshirë në një skandal në Australi për kultivim kanabisi, reagimi më i komentuar në rrjet erdhi nga reperi Bardhi.
Ai shfrytëzoi rastin për t’iu kundërpërgjigjur një ironie që Vis Pupa kishte bërë ndaj tij gjatë kohës së “Big Brother VIP”.
None found
“Po më vjen keq me lexu këtë lajm se je nga aktorët e mi të preferum të fëmijërisë. Por le të jetë si shembull ky që bota sillet. U ngutë me fol për dikon që s’e njeh… Gjatë BB shkrujshe ‘Free Bardhi’ pa arsye, tash po ta shkruj unë ‘Free Elvis’ me arsye”, shkroi ai.
Mirëpo, postimi u interpretua nga ndjekësit si i shkruar nga partnerja e tij, Sara Gjordeni, dhe kjo solli një lumë komentesh ofenduese ndaj saj.
Për këtë arsye, Bardhi reagoi sërish ashpër, duke theksuar se postimi ishte i tij personal dhe duke dalë hapur në mbrojtje të Sarës. Ai u bëri thirrje ndjekësve të mos përfshijnë partneren e tij në çështje që nuk e prekin fare.
Ai shprehet i zhgënjyer nga komentet e rënda dhe ofendimet që janë bërë ndaj Sarës dhe tij, duke i cilësuar si një nga arsyet kryesore që shoqëria shqiptare po degradohet.
Bardhi nënvizon se kjo gjuhë e urrejtjes nuk është e pranueshme dhe ka pasoja të rënda për shoqërinë, duke i bërë thirrje ndjekësve që të ndalojnë komente të tilla dhe të mos fyejnë gratë në internet. Ai i quan komentuesit negativë si “berlloga” dhe “plehra”, duke theksuar se nuk u ka bërë asgjë për t’u trajtuar në atë mënyrë.
Këngëtari përfundon me një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj kujtdo që ka probleme personale me të: t’i drejtohen atij drejtpërdrejt dhe jo të përfshijnë persona të tjerë, duke e mbrojtur Sarën nga sulmet dhe përfshirja në drama online.
Mickoski: Maqedonia tani mbron interesat shtetërore me dinjitet dhe argumenteKryeministri Hristijan Mickoski, i cili këto ditë ndodhet në New York…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar ndaj deklaratës së sekretares së Përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku, lidhur me…
Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë po shfrytëzohet nga Serbia si pjesë e…
Pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Kosovë po kërkohet unitet dhe bashkërendim institucional për hapat e…
Një bari po dyshohet se ua ndërpreu vizitën në Kosovë një grupi turistësh të huaj. Sipas denoncimit të turistëve, bariu…
Edhe sonte po protestohet në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së. Është kjo dita e gjashtë…