showbiz

FOTO/ Gjesti arrin 400 mijë ndjekës në Instagram, vetëm pas një jave qëndrimi

Reperi nga Peja, Gjesti, po dëshmon se është një ndër konkurrentët më të diskutuar dhe të spikatur të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

Ky fakt po reflektohet jo vetëm në debatet dhe dinamikat brenda shtëpisë, por edhe në mbështetjen që po merr nga publiku jashtë.

Të lidhura

None found

Një tregues i qartë i kësaj mbështetjeje është rritja e ndjeshme e ndjekësve të tij në Instagram. Në spektaklin e së martës, ku Gjesti ishte kryefjala e shumë klipeve dhe diskutimeve, llogaria e tij në Instagram shënoi një rritje të menjëhershme.

Nga 396 mijë ndjekës sa kishte para se të fillonte spektakli, ai tani numëron mbi 403 mijë ndjekës – një rritje prej shtatë mijë vetëm brenda një nate.

Gjesti hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vetëm një javë më parë dhe që nga atëherë ka përjetuar një rritje të pabesueshme të ndjekësve.

Para hyrjes, ai kishte rreth 160 mijë ndjekës në Instagram. Me vetëm shtatë ditë brenda shtëpisë dhe pas dinamikave që ka krijuar, ai ka arritur të trefishojë bazën e tij të ndjekësve, duke kaluar tashmë në mbi 403 mijë.

Kjo rritje tregon qartë ndikimin e tij të madh tek publiku shqiptar. Gjesti ka krijuar debate, polarizuar opinione dhe ka sjellë energji të reja brenda Big Brother VIP Albania.

Si një ndër konkurrentët më të përfolur, ai duket se po i shfrytëzon maksimalisht momentet për të lënë gjurmë, jo vetëm në lojë, por edhe në rrjetet sociale.

Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë loja për Gjestin dhe nëse popullariteti i tij në rritje do të ndikojë në qëndrimin e tij brenda shtëpisë së famshme./Orainfo.net

Tags: bbvgjesti

të fundit

Paloka on Rama-Veliaj clash: prime minister sends people to prison; whoever wants to protect himself should become a justice collaborator; Veliaj knows a lot

Deputeti i PD-së Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe…

40 seconds ago

Starton në “Air Albania” përballja e drejtpërdrejtë Partizani – Vllaznia për t’u shkëputur nga “zona e ftohtë

Partizani - Vllaznia PARTIZANI 0-0 VLLAZNIA  “Abissnet Superiore”: Java 12Stadiumi: “Air Albania”Arbitër: Laver Alla  FORMACIONET ZYRTARE:PARTIZANI: Qirko; Atanaskoski, Janjeva, Ismaili, Jovicic, Human,…

43 seconds ago

Zelensky: Ukraine wants NATO membership at all costs, security guarantees return to the table

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përsëritur dëshirën e Ukrainës për t'u anëtarësuar në NATO, duke e cilësuar këtë hap si…

58 seconds ago

Well-known Serbian lawyer reacts to Milan Radoiçiq’s ‘legal’ border crossing

Avokati serb Çedomir Stojkoviq i ka bërë sot thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të deklarohet nëse krimineli Milan Radoiçiq…

1 minute ago

Gratitude from the Krasniqi family for the solidarity shown

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi ka reaguar për herë të parë pas vizitës së babait të tij, Jakup Krasniqit, duke…

1 minute ago

Kush ia ka rrëmbyer zemrën Anxhela Peristerit? Këngëtarja flet për lidhjen që e mbajti sekret

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka zbuluar se prej shumë vitesh është në një lidhje dashurie, duke ndarë për herë të parë…

3 minutes ago