Pas deklaratës së fundit që bëri aktori Laert Vasili, i cili paralajmëroi ndjekje ligjore ndaj disa banorëve të “Big Brother VIP Albania”, nuk ka vonuar as përgjigjja nga G Bani.
Përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, reperi ka shprehur hapur revoltat ndaj qëndrimit të Laertit, duke e akuzuar këtë të fundit për hipokrizi dhe sjellje të dyfishtë.
None found
Në deklaratën e tij, G Bani ka kujtuar disa momente brenda shtëpisë së famshme, ku sipas tij, sjelljet e Laertit nuk kanë qenë në përputhje me deklaratat që ai ka bërë.
“Të kam parë vetë si ke shikuar, si ke prekur dhe puthur duar e buzë, me konsensus sigurisht. Po do të nisësh ndjekje ligjore, meru me ata që të kanë sharë e kërcënuar realisht, jo me përqafimet.”, shkruan G Bani.
Reperi ka vënë në dukje gjithashtu se, rrugëtimi i Laertit drejt finales nuk ka qenë vetëm meritë personale, duke nënvizuar rolin e produksionit dhe ndihmën e disa banorëve brenda shtëpisë.
“Mos harro dhe tre shoqe që të kanë mbajtur me hatër,” shkruan ai.
Në përmbyllje të reagimit, G-Bani prek edhe temën e artit, duke vënë në kontrast figurën e babait të tij me atë të Laertit.
“Babai im ishte oficer, por shkruante poezi dhe vazhdon të botojë edhe sot. Ti, për 4 muaj brenda shtëpisë, nuk shkruajte asnjë varg.”
Një ushtar britanik është akuzuar për përdhunimin e një ushtareje që shërbente në Forcat Britanike në Qipro. [...]Read More...
Katër vajzave të mitura, ndaj të cilave u zhvillua procedurë për dhunën ndaj një vajze 13-vjeçare në Gjorçe Petrov, u…
Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë mund të rritet deri në 5 për qind, ndërsa…
Studentë dhe qytetarë po vijojnë të qëndrojnë para kryeministrisë, duke protestuar kundër qeverisë Rama. Edhe gjatë protestës së sotme nuk…
Ajo që mund të duket si një skenar i pazakontë është kthyer tashmë në realitet në Evropë, ku hakerat kanë…
Ndonëse gjurmët e aktivitetit njerëzor janë shtrirë pothuajse në çdo cep të planetit, nga thellësitë e oqeaneve deri në majat…