Pas deklaratës së fundit që bëri aktori Laert Vasili, i cili paralajmëroi ndjekje ligjore ndaj disa banorëve të “Big Brother VIP Albania”, nuk ka vonuar as përgjigjja nga G Bani.
Përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, reperi ka shprehur hapur revoltat ndaj qëndrimit të Laertit, duke e akuzuar këtë të fundit për hipokrizi dhe sjellje të dyfishtë.
Në deklaratën e tij, G Bani ka kujtuar disa momente brenda shtëpisë së famshme, ku sipas tij, sjelljet e Laertit nuk kanë qenë në përputhje me deklaratat që ai ka bërë.
“Të kam parë vetë si ke shikuar, si ke prekur dhe puthur duar e buzë, me konsensus sigurisht. Po do të nisësh ndjekje ligjore, meru me ata që të kanë sharë e kërcënuar realisht, jo me përqafimet.”, shkruan G Bani.
Reperi ka vënë në dukje gjithashtu se, rrugëtimi i Laertit drejt finales nuk ka qenë vetëm meritë personale, duke nënvizuar rolin e produksionit dhe ndihmën e disa banorëve brenda shtëpisë.
“Mos harro dhe tre shoqe që të kanë mbajtur me hatër,” shkruan ai.
Në përmbyllje të reagimit, G-Bani prek edhe temën e artit, duke vënë në kontrast figurën e babait të tij me atë të Laertit.
“Babai im ishte oficer, por shkruante poezi dhe vazhdon të botojë edhe sot. Ti, për 4 muaj brenda shtëpisë, nuk shkruajte asnjë varg.”
Në një postim emocionues në Instagram, moderatorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi, ka ndarë një kujtim prekës për babanë e…
Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka marrë dëshminë e katër zyrtarëve të Policisë, të cilët zhvilluan takime me shefin e Qarkullimit…
Gjatë një takimi elektoral në Shkodër, kreu i PSD, Tom Doshi, ka sulmuar ashpër socialistë. Doshi në fjalën e tij…
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama, për lidhje me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal,…
Disa pamje shqetësuese janë bërë publike në media, ku protagoniste ka qenë ish-banorja e “Big Brother”, Genta Gjalpi, e cila…
Edi Rama, gjatë një mitingu në Dimal, ka sulmuar edhe partitë e reja që garojnë në zgjedhjet parlamentyare të 11…