Era Istrefi dhe Gjesti, dy prej emrave më të njohur të skenës muzikore shqiptare, janë parë së fundmi së bashku në New York, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Këngëtarja e hitit “BonBon” ka publikuar një video në Instagram ku shihet brenda një veture me artistin Gjesti, çka ka nxitur reagime dhe spekulime rreth një bashkëpunimi të mundshëm mes tyre. Megjithatë, shpejt u zbulua që ata do të performojnë të premten në një klub në New York.
Ky event, që pritet të mbahet të premten, do të mbledhë disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Përveç Erës dhe Gjesti-t, në skenë do të ngjiten edhe Lyrical Son dhe MC Kresha, dy prej figurave më të rëndësishme të hip-hopit shqiptar, të cilët do të sjellin atmosferën unike që i karakterizon.
Ndërsa nuk ka ndonjë bashkëpunim artistik të konfirmuar mes Erës dhe Gjesti-t, fakti që janë parë bashkë në New York dhe do të performojnë në të njëjtin event ka ngjallur kurreshtje te publiku dhe fansat e tyre.
Dashi Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se në fund të janarit, Bashkimi Evropian do të heqë masat ndëshkuese ndaj…
Grida Duma ka reaguar lidhur me akuzat e drejtuara ndaj saj nga disa figura brenda PD-së, sipas të cilave ajo…
Në Bruksel u mbajt sot samiti Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor ku në përfundim liderët e BE-së dhe të shteteve…
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri…
Një predhë mortaje e ushtrisë izraelite ka goditur një zonë banimi palestineze në qytetin e Gazës, këtë të mërkurë, duke…