Categories: showbiz

Foto/ Elvana Gjata reagon pas vendimit të Hagës: “Sot më dhemb Kosova”, liria u pagua me jetë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën këtë të mërkurë vendimin ndaj liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë në total 81 vjet burg për krime lufte.

Të lidhura

None found

Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta, mes të cilave edhe atë të këngëtares së njohur Elvana Gjata.

Në një postim të publikuar në “Instastory”, Gjata e cilësoi vendimin si padrejtësinë më të madhe ndaj një populli që luftoi për mbijetesë. Ajo shprehet se sot ndien dhimbje për Kosovën, për njerëzit që sakrifikuan jetën, nënat që humbën fëmijët dhe familjet që humbën gjithçka.

Më poshtë vijon reagimi i plotë i Elvana Gjatës:

“Kjo është pa-Drejtësia më e madhe e bërë ndaj një populli që luftoi për mbijetesën! Për të drejtën për të lindur e rritur fëmijët në tokën vet, në gjuhën e vet, me kulturën dhe zakonet e veta!

MARRE!

Sot më dhemb Kosova. Më dhemb për ata që dhanë jetën, për nënat që humbën fëmijët, për familjet që humbën gjithçka dhe për një popull të tërë që luftoi jo për të marrë tokën e askujt, por për të mos u dëbuar nga e veta.

Liria e Kosovës nuk ishte dhuratë. U pagua shtrenjtë. Me jetë. Me gjak. Me dhimbje që ende sot jeton në mijëra familje.

Historia e një populli nuk mund të rishkruhet duke harruar pse ai u detyrua të luftonte.

UÇK-ja lindi nga nevoja për liri dhe mbijetesë.

Kosova është e lirë.

Dhe këtë të vërtetë nuk e dënon dot askush”.

të fundit

Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare shkrimtarja dhe dramaturgia britaniko-amerikane Bonnie Greer

Romancierja, dramaturgia dhe komentatorja britaniko-amerikane Bonnie Greer ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare, pas një sëmundjeje. [...]Read More...

2 minutes ago

Tragjedi në një minierë ari në Sudan, 60 viktima dhe persona të tjerë nën rrënoja

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën pasi një minierë ari u shemb në një zonë të largët në veri…

3 minutes ago

Gjendet i vdekur në Londër nipi i Princeshës Katerina, i hetuar si i dyshuar për rastin “Putney Pusher

Nicholas Brandram, 44 vjeç, nipi i Princeshës Katerina të Greqisë dhe Danimarkës, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij…

3 minutes ago

Kroacia: Aktgjykimi i Hagës nuk e zhbën të vërtetën historike, Kosova ishte viktimë e regjimit të Millosheviqit

Ministria e Jashtme e Kroacisë përmes një reagimi zyrtar kanë thënë se janë në dijeni të aktgjykimit të Hagës për…

7 minutes ago

Sot më dhemb Kosova” – Nga Luiz Ejlli te Elvana Gjata, të famshmit shqiptarë shpërthejnë pas dënimeve të Hagës për ish-udhëheqësit e UÇK-së

Personazhet e njohur të ekranit kanë reaguar përmes postimeve në rrjetet sociale në lidhje me aktgjykimin që u dha sot…

11 minutes ago

Afrim Gashi: The ruling against former KLA leaders does not end the pursuit of justice

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve…

26 minutes ago