Categories: showbiz

FOTO/ Elton Ilirjani ndriçon në London Fashion Week dhe befason me daljen në argjend

Elton Ilirjani po e zgjeron praninë e tij në skenën ndërkombëtare të modës pas paraqitjeve në Tokio, Seul dhe Nju Jork. Këtë herë ai u bë pjesë e London Fashion Week, ku mori pjesë në tri prezantime të ndryshme dhe solli në pasarelë një ndërthurje të veçantë elegance, ekstravagance dhe arti.

Të lidhura

None found

Ndër momentet më të spikatura ishte pjesëmarrja e tij në shfaqjen e Poet-Lab, e cila u zhvillua në një ambient industrial në East London. Skenografia e pazakontë bashkonte arkitekturën urbane, teknologjinë dhe lëvizjen e trenave mbi hapësirën ku po mbahej eventi, duke krijuar një atmosferë ideale për një spektakël krejt ndryshe.

Ilirjani doli dy herë në pasarelë, por ishte dalja e fundit ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e të pranishmëve. Ai e mbylli shfaqjen me një veshje spektakolare në ngjyrë argjendi, duke e kthyer atë moment në një nga paraqitjet më të veçanta të turneut të tij.

Surpriza e mbrëmjes ishte edhe prania e poetes Mimoza Ahmeti, e cila këtë herë u shfaq në një rol krejt tjetër, duke ecur në pasarelë si modele.

Angazhimi i Ilirjanit në London Fashion Week nuk u kufizua vetëm te Poet-Lab. Ai pati gjithashtu dy dalje në Global Fashion Collective, ku prezantoi krijime të një stilisti francez dhe të një stilisteje italiane nga Puglia, e njohur për punimin e veshjeve të saj tërësisht me dorë.

Pas një serie paraqitjesh në disa prej kryeqyteteve më të rëndësishme të modës, Londra shënon një tjetër ndalesë të rëndësishme në turneun ndërkombëtar të Elton Ilirjanit.


të fundit

Izraeli pa fitues të qartë: blloku i Netanjahut humbet shumicën

Sondazhet e para pas daljes nga qendrat e votimit (exit poll) në Izrael tregojnë se nuk ka një fitues të…

2 minutes ago

Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama shpërthen ndaj të rinjve që protestojnë: Dhunues urbanë dhe përndjekësish online

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat studentore, duke vënë në pikëpyetje nëse ajo që ai e cilëson si…

3 minutes ago

Vora dhe Vllaznia përballen në kërkim të fitores së vetme që u bën punë

Vora - Vllaznia VORA 0-0 VLLAZNIA“Abissnet Superiore”: Java 9-tëStadiumin: “FK Vora”Arbitër: Kreshnik Cjapi  FORMACIONET ZYRTARE:VORA: Harizaj; Zuna, Shehi, Shiba, Dionellis, Kashari,…

7 minutes ago

Pesë sfidat e Kategorisë së Parë në zhvillim: Pogradeci përballë Orikut, këto janë rezultatet

Kategoria e ParëKanë nisur 5 ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 8-të, të gjitha…

7 minutes ago

Real Madridi shqyrton ofertë deri në 150 milionë euro për Bukayo Sakan

Real Madridi po planifikon një tjetër goditje të madhe në tregun e transferimeve, me yllin e Arsenalit, Bukayo Saka, që…

8 minutes ago

Gjykata Administrative e Apelit pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO: Kthehuni në seanca

Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar vendimin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotin e proceseve gjyqësore. Vendimi i…

15 minutes ago